Edi Rama ka zero komunikim me Albin Kurtin

0

Raporti i Kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, duket se nuk ka gjetur përmirësim as në momente të vështira siç ishte edhe sulmi terrorist prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës.

Nisur nga të dhënat publike, ku nuk është shfaqur asnjë shenjë për një komunikim mes të dyve, gazetari i Top News, Xhoi Malësia pyeti zyrtarisht zyrat e shtypit nga të dyja institucionet nëse mes shefave të ekzekutivit ka patur një bisedë të thelluar apo një plan për t’u takuar gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë, deri në transmetimin e këtij materiali, as Kryeministria e Shqipërisë dhe as ajo e Kosovës nuk kanë patur një koment. Ndërkohë, dy burime të pavarura nga njëra tjetra, thanë për Top Nevvs se në dijeninë e tyre komunikimi ka qënë inekzistent.
Kujtojmë që raporti i vështirë institucional Rama-Kurti është diskutuar shpesh gjatë viteve të fundit. Marëdhëniet arritën kulmin e krizës pak muaj më parë me anulimin nga ana e Ramës së mbledhjes së dy qeverive, teksa Kurti u kundërpërgjigj me refuzimin per të takuar Kryeministrin gjatë ndalesës së këtij të fundit në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik.

Edi Rama ka patur dy deklarata publike për situatën në Kosovë. Në prononcimin e parë, Kryeministri propozoi thirrjen e një tryeze të jashtëyakonshme paqeje, teksa postimi i dytë ishte edhe më i ashpër në raport me Serbinë. Rama u shpreh tekstualisht se veprime të tilla, si ngjarja e veriut, nënkupton se Beogradi po i fryn zjarrit të luftës, duke sjellë situatën më të rëndë që prej vitit 1999.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu