Edi Rama ka frikë nga fjala e lirë

0
Shkruan Elda Hoti
Edi Rama tregoi edhe një herë se nuk do asnjë zë kundër dhe ka frikë nga fjala e lirë.
Programin e qeverisë e kaloi në 10 minuta, duke shkelur çdo normë dhe duke dhunuar debatin parlamentar.
Skenarin e tij e zbuloi Diella, e cila u ndje e fyer nga fjalët e opozitës, kur askush nga ne nuk kishte marrë ende fjalën!
Ky është parlamenti që kërkon Rama, i heshtur, i komanduar, fasadë për pushtetin e tij personal.
Por ne do na këtë përballë.
Opozita nuk do ta lejojë të shkelë Kushtetutën me ministrat e tij artificialë.
Kjo nuk është Shqipëria Europiane.
Shqipëria do të bëhet Europiane vetëm kur të çlirohet nga ky regjim dhe kur fjala e lirë dhe vota e lirë të rikthehen si themeli i demokracisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu