Shkruan Artur Llana
Kurrë po kurrë nuk ka qenë në këtë situatë degjenerimi i administrates, që nga këmbët e deri te koka. Kurrë dhe kurrë nuk ka pasur skandale dhe një shoqëri që më shumë i ngjan borizanve në beteja lufte duke përdorur boritë ose më saktë një shoqëri që nuk është më me këmbë dhe kokë po thjeshtë gojore.
Prej një jave të gjitha portalet , tv po edhe vetë zyrat për të mos thënë edhe ata që po kërkojnë në fcb fotot e hedhura nuk janë më qenie që llogjikojnë, nuk janë më në punë, thjeshtë janë “gojorë”.
Presin se çfarë ka ndodhur më tej me Safetin, po kush është ai deputeti, po ai gazetari, po ai ish ministri, presin se kush do të dalë i gjallë ose i vdekur që për herë të parë në historinë e këtij vendi pyetja është se a janë pushtetarë kuçkash apo kuçkat janë të pushtetarëve.
Pasi mori një tur nëpër vend duke falenderuar fituesit, Kryeministri i këtij vendi që të paktën i nxori “allatet” si formim i tij dhe jo në një zyrë shteti foli për njerzillëkun e atyre që kanë pushtetin për ti shërbyer qytetarëve.
Nuk është mbushur vetëm se një muaj dhe skandalet e njerëzve të njerzillëkut të Ramës kanë pushtuar portalet, Tv dhe gazetat. Jo si kazan po me brekë nëpër këmbë, ashtu siç edhe po rropatet kjo qeveri që në fakt më keq është opozita që i ka hequr brekët fare.
Ndjesë që po ja përmend emrin, po Luizi ka ngelur pas në klikime, Safeti është në vend të parë. Tani gazetarët që po ndjekin të gjithë “gojoret” e këtij pushteti po lajmërojnë të tjera surpriza dhe klikimet mund të ndryshojnë.
Kurrë, po kurrë ky vend falë edhe investimit të qeverisë, nuk ka pasur këto skandale. Kurrë dhe kurrë ky vend nuk ka parë çdo ditë skena të tilla dhe pse ata janë pak krahasuar me ata që ndodhin vërtetë.
Kurrë dhe kurrë ky vend nuk e ka degjeneruar pushtetin dhe opozitën deri në këtë masë ku mjafton një zyrë për të qenë ‘gojor” i taksapaguesve shqiptarë. Kurrë dhe kurrë pushteti i sotëm nuk ka qenë i mbushur me kaq njerëz pa personalitet, me njerëz mediokër, me njerëz që me para kanë ngjitur majat dhe pastaj zbresin nga majat për “kokën” intelektuale.
Kurrë më shumë se këtë radhë ky shtet duhet ti bëjë zyrat me kod si kanalet për të rritur, thjeshtë jo për të mos parë atë që ndodh brenda zyrave, po thjeshtë për të mos marrë në gojë revoltën e një populli që nuk ka nevojë as për Sali Berishën, as për Gaz Bardhin e të tjerë.
Kurrë po kurrë më shumë se sot atyre që e pëfaqësojnë këtë shtet duhet t’u vijë turp jo kur lajnë dhëmbët po kur bëjnë dush. Sot pushteti është më lakuriq se kurrë!