Edi Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Gardën Iraniane dhe Hezbollahun organizata terroriste

0

Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme Parlamenti i Shqipërisë do të votojë një rezolutë për shpalljen e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit.
Ai sqaroi se, së bashku me këtë, do të shpallen organizata terroriste si Garda Republikane e Iranit dhe Hezbollahu.

“Javën që vjen, Parlamenti do të votojë një rezolutë për të shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit, dhe bashkë me këtë do të shpallen edhe organizata terroriste Garda Republikane e Iranit dhe Hezbollah. Kjo është e vërteta. Në këtë hap nuk jemi pionierë, pasi disa partnerë e kanë bërë më parë, por është koha që ta bëjmë edhe ne”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu