Edi Rama dhe vajza e gruas së tij janë të implikuar kokë e këmbë me projektin e Eko Parkut në Porto Romano!

0

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme në konferencën e shtypit lidhur me denoncimin e aferës së inceneratorëve.

Berisha sulmoi Ramën duke thënë se ai thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë me projektin e Eko Parkut në Porto Romano.

“Sot ne këtu rikthejmë para jush njërën nga çështjet flagrante korruptive, kur Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë. Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park.

Për këto dhe të gjithë aferën e turpshme korruptive, ku firma e Ramës nxin në mënyrën më të qartë për çdo shqiptar përveç organizatës kriminale të SKAP-it të partisë, që e ka të ndaluar ta shohë, zoti Eno Bozdo që e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë shumë të vendosur dhe të hollësishme, do ju referojë ju tani!

Kjo duhet të jetë sallë gjyqi për Edi Ramën. Se nuk ka SKAP. Se po të kishte organe drejtësie, nuk ka nevojë t’i bëjmë ne. Në mungesë tyre do bëjmë gjyqin publik. Prokurorin publik, avokatin publik, gjykatësin publik. Jo të shtetit.

Këtë do ta konceptoni në këtë formë. Në mungesë të drejtësisë, se po të ishte drejtësia, nuk është e drejtë që të konsumojmë kohën me këto çështje.

Në mungesë të drejtësisë, në emër të mbrojtjes të interesit publik, kjo sallë do t’i bëjë gjyqin publik Edi Ramës. Ne do paraqesim vetëm dokumente zyrtare dhe gjithçka të bazuar në dokumente zyrtare.”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu