Edi Rama ble FBI-në!/ Armand Shkullaku: SPAK mund ta hetojë shumë thjesht Ramën, por nuk duan!

0

Analisti Armand Shkullaku, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për skandalin “McGonigal” dhe lidhjet e kryeministrit Rama me ish agjentin e FBI-së, i cili tashmë po përballet me akuza penale.

Shkullaku tha se drejtësia në Shqipëri e ka shumë të thjeshtë ta hetojë Ramën, bazuar në akt-akuzën ndaj McGonigal në SHBA, por nuk ka vullnet ta bëjë një gjë të tillë.

“Për mua mjafton edhe rati i fluturimeve me çarter. Në një vend ku mazhroranca vendos me dhunë që nuk lejon komision hetimor për kryeministrin, SPAK nuk lëviz as gishtin më të vogël, përballë një mashtrimi publik të Edi Ramës, që thotë këto fluturime i kam bonus nga kompania Air Albania dhe më japin fluturiem me 60 mijë lek të vjetra. Në fakt , mes Ramës dhe kompanisë nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Kaq mjafton që ai të dorëhiqet. Edhe në demokraci hibride të ishte do ta jepte dorëheqjen.

Drejtësia shqiptare duhet të mjaftohet me 2-3 fakte të thjeshta.

Rama ka deklaruar vetë që paska këshilltar pa pagesë, por me pasaportë diplomatike dhe email zyrtar të qeverisë, që ka punuar për kompaniën kineze dhe e paska këshilltar personal. Rregulli numër një, këshilltari i kryeministrit nuk duhet të ketë konflikt interesi dhe duhet të ketë certifikatë sigurie. Nga akt-akuza që na vjen nga SHBA, thuhet se Duçka dhe Neza nuk janë vetëm miq por edhe partnerë në biznesë.

Ata kanë ndikuar në takim me kryeministrin, të mos i jepej licensa një kompanie, port ë përfitonin nga vendimet e qeverisë shqiptare.

Kaq i mjafton prokurorisë, që të thotë je takuar me dy biznesmenë që kanë patur interes me ty.

E dyta, thuhet se i ka servirur Nezës informacione për të nisur hetim kundër opozitës. Është apo jo e vërtetë? Mund ta vërtetojë prokuroria.

Ka edhe shume element të tjerë, që prokuroria mund ta thërrasë dhe ta pyes kryeministrin.

Ky përvecse blen media, drejtësinë, ky ble edhe të huajt dhe bën lobingjet për ta mbajtur në pushtet”, deklaroi Shkullaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu