Edi Rama avokat i Belinda Ballukut

0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si avokat të skandalit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarasë. Ai tha se për 15 minuta, Rama bëri avokatin e Ballukut.

“Në 31 minua të fjalës së avokatit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarsë, 15 minuta ia dedikoj mbrojtjes sesi ne nuk duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokuroria. Ne cituam prokurorinë. Zonja është marrë e pandehur dhe ky është fakt publik, por ty çfarë të detyron të vish në foltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim me fonde publike në vlerën e 50 mln eurove. Shqiptarët presin që ti të bësh avokatin e tyre, ti zgjidhesh hallet dhe shqetësimet e tyre.

Ne përbuzim modelin juaj që në vend që ti çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek ministrat tuaj. I çojnë paratë në xhepat e zonjës që Rama ka në krah. Kjo duhet të përbuzet. Nuk mund të ndodhë që 800 mln euro ne t’ia besojmë një personi që është provuar dhe siç tha dje, meqë i referoheni komisioneres së zgjerimit, “shyqyr zotit” tha që u zbulua dhe të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

Sot qeveria shqiptare është e vetmja qeveri në rajon dhe ky është i vetmi kryeministër në rajon dhe Evropë që ka zv kryeministre një të pandehur për abuzim me miliona euro. Kujtojmë që një ditë më parë komisionerja tha në një intervistë për DË se “ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu