Ish-shefi i Shtabit të FA, aktualisht deputet i PS, bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK
Edhe ky, normalisht për një çështje që ka dijeni.
Më vonë do ketë informacion me te detajuar, por ajo qe duhet thene, Partise Socialiste po i ikin shumë për ne… ku thoni ju, përveçse në burg?!
Disa gjera edhe dihen qe sot.
Bëjnë me dije se ai është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë.
Në to përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish – zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake.
Meçollari i akuzon, se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me dy aktivitete private të lejuara në pronat në Planin e Vendosjes dhe të Përhapjes, siç njihen zonat ku janë të dislokuara forcat detare. Këto prona janë pjesë e strukturës dhe kërkesave operacionale të Forcës Detare.
Çdo ndryshim i këtyre pronave bëhet me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet nga Presidenti. Meçollari, në dy kallëzimet e tij, thotë se ndryshimet në plan janë bërë pa marrë miratimin e Presidentit.