Edhe Luli ka pasur informacion se muajt e fundit janë magazinuar armatime të mëdha në Kosovë

0
BASHA TAKIM ME GAZETARET - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje takimi me gazetaret, ku ka deklaruar se gjendjes se rende ekonomike te vendit, i eshte shtuar dhe deshtimi total ne dogana dhe tatime, i qeverise Rama./r/n/r/n

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se muajt e fundit në veri të Kosovës janë trafikuar dhe magazinuar shumë armatime.

Ai tha për “Open” në News24 se i referohet informacioneve që disponon përmes burimeve serioze, ndërsa shtoi se ngjarja e së dielës tregoi se gjithçka mund të ishte edhe më e ndërlikuar.
“E diela ishte përpjekje për të vënë me forcë nën kontroll veriun e Kosovës. Informacionet që kam, që disponoj nga burimet serioze, është se në muajt e fundit në veri të Kosovës, janë trafikuar, magazinuar armatime të mëdha,
Ngjarja e të dielës zbuloi një skenar që mund të ishte më e ndërlikuar dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Përgëzimet i shkojnë Policisë së Kosovës. Kjo tregon se vendi është gati për t’u futur në NATO. Nuk është koha as për eufori”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu