Edhe kryebashkiaku socialist i Krujës, Artur Bushi në SPAK e gati për burg

0

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi, është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e SPAK. Ai është zgjedhur në krye të Bashkisë Krujë në zgjedhjet e vitit 2015 dhe aktualisht është në fund të mandatit të dytë.

Arsyeja e paraqitjes së tij në Prokurorinë Speciale nuk dihet ende, por Bushi është akuzuar herë pas herë nga opozita, për prostitucion dhe trafik droge.

Zyrtari i lartë socialist rezulton se përmendet në të paktën 7 kallëzime penale. Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal; Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Në lidhje me procedimet penale rezulton se, për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale); dhe dy procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi, deri në këtë faze të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu