Ish-drejtori i OSHEE, Adrian Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.
Adrian Çela ka qenë në krye të OSHEE që prej dhjetorit 2014 dhe u largua vitin e shkuar.
Ende nuk dihet arsyeja se përse prokurorët e posaçëm, kanë thirrur Çelën, ndërkohë që mbetet të shohim nëse ai do të japë deklaratë për mediat kur të dalë nga godina e qelqtë.
Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për nëntë vite me radhë. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve.
Derisa në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi dhe nuk u rinovua më.