Edhe Dallëndyshe Bici në SPAK, ish-drejtoresha e IKMT drejt burgut?!

0

Dallëndyshe Bici, ish-drejtoreshë e IKMT, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Dyshohet se ajo është thirrur me statusin e personit që ka dijeni, ndërsa çështja për të cilën po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së ka lidhje me dosjen e AKSHI-t.

Pavarësisht se emri i Bicit nuk rezulton në këtë dosje, për të cilën GJKKO, vendosi disa masa sigurie për ish-drejtuesit e AKSHI-t, ajo është thirrur si person mund të mund të ketë dijeni lidhur me rrethanat për të cilat Prokuroria Speciale ka nisur hetimet.

Bici ka mbajtur funksione të rëndësishme në administratën e Edi Ramës. Ajo në periudha të ndryshme ka mbajtur pozicionin e kreut të Kadastrës dhe më pas IKMT, nga ku u shkarkua në janar të 2026-ës, pas 18 muajsh në këtë pozicion.

Ndaj Dallëndyshe Bicit nuk ka pasur denoncime në SPAK, të paktën zyrtarisht, lidhur me funksionet që ka mbajtur, ndaj dyshimet janë se është thirrur si person që mund të ketë dijeni lidhur me hetimet e Prokurorisë Speciale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu