Edhe Bledi Klosi drejt burgut, prej landfillit të Tiranës u bë me vilë në Palasë e suitë 368 m2 në Tiranë

0

Nëse për ish-ministrin Arben Ahmetaj është urdhëruar arresti, me akuzën e dyshimit për përfitimin e 1 vile në Palasë nga Klodian Zoto i landfilleve; edhe për ish-ministrin Bledi Klosi, ekziston një fakt, që krijon dyshime të plota se ka përfituar pasuri prej bosit të landfilleve.

Me Vendim nr. 54, datë 27.11.2018 të firmosur nga ish-Ministri Blendi Klosi, për lejen mjedisore të Klodian Zotos, është mashtruar sikur leja për incineratorin e Tiranës, është dhënë për herë të parë me këtë vendim, kur realisht është dhënë në gusht 2017 nga Lefter Koka.

Pas firmës për landfillin e Tiranës, Blendi Klosi u bë me

Po kështu, në materialin shoqërues të lejes mjedisore për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës, ministri Blendi Klosi ka mashtruar, sikur objekti është në fazën e përfundimit të instalimit dhe gati për test djegie mbetjesh e prodhimi energjie, kur nuk është ndërtuar as sot në korrik 2023.

Po kështu, ish-ministri Blendi Klosi, ka mashtruar sikur firma “Integrated Energy BV SPV” e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, kanë bërë konsultime mjedisore me banorët e zonës së Sharrë, Vaqarr e Kombinat dhe sikur kanë marrë miratim prej tyre.

Në raportin e lejes së dhënë, Klosi ka mashtruar sikur mbetjet nuk ndotin ujin e pijshëm; sikur është bërë matja mjedisore në ajër dhe sikur gazrat helmues që dalin nga djegia e mbetjeve, janë 2 herë më pak se standardet e përcaktuara nga BE, kur inceneratori nuk është ndërtuar akoma.

Pas firmës për landfillin e Tiranës, Blendi Klosi u bë me

Falsifikim tjetër në favor të Klodian Zotos e me pasojë kundër shëndetit dhe jetës së banorëve të zonës, është ky: Për inceneratorin i ka dhënë Leje Mjedisi të Tipit “A”-III.1C; Leje Mjedisi të Tipit B”-III.1B; Leje Mjedisi III.2.B; Leje Mjedisi për shfrytëzimin e ujit të Basenit Erzen dhe leje për depozitimin e hirit të plehrave në zonë të banuar, kur inceneratori duhet të jetë 25 kilometër larg qendrave të banimit.

I përmendëm këto falsifikime, për t’i kujtuar SPAK-ut, se pas firmës së lejes mjedisore në favor të landfillit të Tiranës në muajin nëntor 2018, ish-ministri Blendi Klosi ka marrë Vilën nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë, regjistruar në emrin e Dritan Shakohoxhës.

Pas firmës për landfillin e Tiranës, Blendi Klosi u bë me

Nuk është rastësi, që përveç kësaj vile, pas firmosjes së lejes mjedisore të inceneratorit të Tiranës, Blendi Klosi  ka marrë dhe apartament nr. 81, kati i 12-të me sipërfaqe 368 m2 te “Park Gate” përballë Fakultetit Ekonomik, të cilën e ka në emrin e tij, ku sipas çmimit të deklaruar 1700 Euro m2, rezulton me vlerë totale 625 mijë Euro e ku banon aktualisht.

Ndërsa vila në Palasë- Himarë, që Klosi e ka regjistruar në emër të Dritan Shakohoxhës, përllogaritet me vlerë 700 mijë Euro, fakt i konstatuar dhe nga agjentët e BKH, të cilët kanë marrë dëshmi e të dhëna konkret për çdo vilë tjetër në këtë kompleks, kur shkuan për të zbuluar vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt.

Edhe firma ndërtuese e shitëse, ka deklaruar te BKH, se vila nr. 69 në Palasë është e Blendi Klosit, maskuar pas emrit të Dritan Shakohoxhës, por këtë vilë, SPAK nuk quan indicie për përfitim nga Klodian Zoto, siç quan vilën e ish-gruas së Ahmetajt.

Edhe nëse këto dy pasuri, nuk i janë bërë dhuratë nga Klodian Zoto, pas firmës së lejes mjedisore false, SPAK ka detyrimin të hetojë, se ku i ka gjetur Blendi Klosi 1.3 milionë Euro për t’i blerë ato, kur prej 22 vitesh deputet e 4 herë ministër, deklaron të ardhura vetëm pagën e tij dhe të gruas shefe te TV-Klan, ndërkohë që çdo ditë lë miliona lekë nëpër kazino./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu