E vogël mundësia për ekstradim të Radoiçiqit

0

Përpos vullnetit politik dhe presionit ndërkombëtar, ekstradimi i Milan Radoiçiq në Kosovë duket se është vështirë të realizohet. Kjo pasi që nuk ka infrastrukturë ligjore mes Kosovës dhe Serbisë që e mundëson një gjë të tillë. As ndalimi i hyrjes së Radoiçiqit në Kosovë nga Gjykata e Lartë e Beogradit, nuk llogaritet të ketë ndonjë efekt.

Shumë të vogla konsiderohen mundësitë që përgjegjësi i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, të ekstradohet në Kosovë.

Sipas njohësve të drejtësisë kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës ligjore.

Avokati Kadri Osaj, ekstradimin e Radoiçiqit e sheh të realizueshëm, vetëm nëse për një gjë të tillë ka edhe presion ndërkombëtar.

“Pavarësisht se prej sulmit të organizuar nga Radoiçiqi mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, Prokuroria në Lartë në Beograd e rëndoi për trafikim armësh dhe cenim të sigurisë, ndërsa të mërkurën Gjykata e liroi edhe nga ndalimi prej 48 orëve, dhe ndaj tij shqiptoi disa masa”, tha avokati Kadri Osaj.

Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

Kjo masë e fundit, sipas avokatit, Asdren Bytyqi nuk ka ndonjë efekt.

“Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë në Kosovë u shpreh e gatshme për të proceduar kërkesë ndaj Serbisë që me ndërmjetësues të ekstradohen personat pjesëmarrës të sulmit të 24 shtatorit”, u shpreh avokati Asdren Bytyqi.

Rol ndërmjetësuesi për ekstradim ka edhe misioni i EULEX-it në Kosovë, por që të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje për televizionin nëse do të marrin ndonjë hap të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu