E shkarkoi Ristani, gjykata rikthen në detyrë krahun e djathtë të Veliajt

0

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të sekretarit të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i shkarkuar më 21 mars 2025 nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani, vetëm një ditë pas marrjes së detyrës. Shkarkimi i Dokushit dhe i nënkryetares Sara Goxhaj u konsiderua nga gjykata i paligjshëm dhe në shkelje të procedurave, duke detyruar rivendosjen e plotë të gjendjes juridike të mëparshme. Vendimi është i detyrueshëm dhe ka efekt të menjëhershëm për zbatim.

Alban Dokushi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj, ka pasur rol të rëndësishëm gjatë periudhës kur Veliaj u arrestua më 10 shkurt, duke e vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë, tek Mine Peza. Ai e shoqëroi Veliajn edhe në SPAK gjatë dëshmisë së tij të parë dhe vetë është thirrur nga prokurorët në mars të vitit të kaluar, duke deklaruar se çdo takim me kryebashkiakun është zhvilluar me autorizimin e strukturave hetimore.

Ndërkohë, SPAK ka nisur një dosje të re ndaj Erion Veliajt, duke hetuar dyshimet se nga qelia ai mund të ketë orkestruar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Ky zhvillim vjen në një periudhë kur situata në Bashkinë e Tiranës është tensionuar, ndërsa vendimi i gjykatës për rikthimin e Dokushit i jep një dimension të ri çështjes administrative dhe juridike që lidhet me funksionimin e institucionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu