E praron

0
Skruan Veronike Shkreli Pepushaj
E praron
Strukë ti je, ndien pipëtimat,
Ndër habitate që ti ke krijuar,
Lakmitarin mundoju shpërfill,
Tek ty jeton e qënka i shtruar.
Dua që atje të vij e të takoj,
Mësyj andej,nga gjithçkaja,
Ti, që je bërë rezilë, shikoje,
Kurrgjë nuk vjen nga asgjëja.
Shkrirë jam e përzier ndër re,
Mllefin dua, që ta shkatërroj,
E keqe peshë, rëndon mbi ne,
Dua që ta vras, dhe ta sakatoj.
Nuk mëkatoj që mirë ta dish,
Por, misionin shpirti po përçon,
Sa kënaqet atje, në imagjinatë,
Fuqishëm të vërtetën e praron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu