E ne ikim, ikim… për të shpëtuar fëmijët…

0

Shkruan Ervina Toptani

Çfarë duhet të ndodhë tjetër në Shqipëri që njerëzit të mos vazhdojnë të mendojnë se problemi i vetëm i cili duhet zgjidhur është varfëria? Varfëria nuk do të ekzistonte as si koncept nëse do të kishim shtet që kujdeset për qytetarin, për arsimimin, mungesa e të cilit është nyja madhore e shumicës së fatkeqësive në vendin tonë, për sigurinë e jetës e të vendit në kuptimin më të gjerë.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa të gëzohesh që ke ikur e ke marrë rrugët e botës e vetme me dy të fëmijë të vegjël përdore pikërisht mos të shohin tmerr me sy, por të tromaksesh natën e të fillosh të thërrasësh familjarët në telefon mos është nëna, babai, nipi, mbesa vëllai a motra ai që e vranë “gabimisht”.

Fatkeqësitë tek ne e kanë emrin SHTET! 80 vite që fukarai vdes i vrarë prej mungesës së shtetit! 80 vite që shteti është krimineli kryesor! E ne ikim, ikim … për të shpëtuar fëmijët! Zot mbaj dorën se më fatkeq se ne nuk di a ka në botë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu