Dy vajza të televizionit shqiptar të lidhura me trafikante paguhen 70 mijë dollarë për një muaj në Dubai, janë në hetim

0

Ky lajm eshte para disa muajve. Disa nga bukuroshet e ekraneve shqiptare, ato që shihni çdo ditë në emisione, kanë lidhje me… “djemtë e këqinj”. Madje mjaft prej tyre kanë arritur deri në ato pozicione pasi paguajnë bosët që të jenë atje.Tashmë disa kanë përfunduar edhe në përgjimet e Prokurorive. Në emisionin “Opinion” është diskutuar tema “Deri ku shkon njeriu për para”, ku gazetari Spartak Koka, ka sjellë në emision historinë e dy vajzave shqiptare që ushtrojnë punë jo të mira në Dubai. Koka tregoi se të dyja vajzat i përkasin botës së televizionit dhe se njëra ka marrë 70 mijë dollarë për të shkuar pas një trafikanti në Dubai.

“Një vajzë është aktualisht duke u pergjuar. Një nga pjesëtarët e botës kr.imi.nale në Shqipëri, që jeton në Dubai, i ofron një vajze të njohur në botën e televizionit 70 mijë dollarë që ajo të shkonte dhe ta shoqëronte”.“Ajo pranon dhe merr 70 mijë dollarë. Në këtë rast, ku vajza kishte një punë në Shqipëri dhe kishte të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar jetën këtu, zgjedh për të shkuar në Dubai për 70 mijë dollarë”, tha Koka.

Më pas, Koka ka treguar historinë e një vajze nga Kosova, e cila po ashtu është një person që i përket botës së televizionit. Kjo ndryshe nga kolegia, merr 20 mijë euro në muaj për “shërbimet” e saj.“Është një vajzë nga Kosova. Kreu i një grupi në Shqipëri i ka thënë kësaj vajzës për shërbime të trupit, ti do të shkosh vetëm me mua, për një vit. Dhe unë çdo muaj do të jap 20 mijë euro dhe ti mos të shkosh me asnjë tjetër”, deklaroi gazetari.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu