Dy korba në komision, sulmojnë një Shqiponjë

0
Shkruan Zef Ndreka
Gazmend Korbi dhe Flamur Korbi, dy korba të zeza fatkeqe, sot u zhburrëruan nga Flutura Açka në komisionin e Medias.
Të Zi, me flokët të përhime dhe të mbjellë, dy korbët pretenduan të shantazhojnë shkrimtarën F.Açka, Kryetaren e Komisionit të Medias.
Arritën të kepusin edhe mikrofonin, përballë mediave dhe deputetëve të pranishëm. Arritën deri në ulurima histerike me sharje dhe shpifje që duhet të të bëjnë të mendohesh.
Këto janë të llasturit e Bashës që ja kemi thënë me kohë, edhe përpara zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit 2021.
Këto janë korbë mostra që guxuan të “trëmbin” shqiponjen, edhe pse e dijnë se do përfundojnë si kërma bashkë me Berishën.
Shqiponja, vetëm mishin e sorrave dhe korbëve nuk ha. Atë e di ajo përse. Mbase kaq të shpifur do jenë edhe nga brënda.
Gazmend Korbi dhe Flamur Korbi, treguan qartë qëndrimin e Berishës ndaj demokratëve. Atë qëndrim prej Korbi, ka dy vite që e ben Berisha ndaj nesh dhe ndaj Bashës.
Por Shqiponja, edhe e vetme fluturon pa pyetur e pa u frikësuar aspak nga korbat apo zvarranikët, si Noka e Bardhi.
Të thuash turp, është pak!
T’iu thuash këllira, është pak!
T’iu thuash kërma që frymojnë sa të ketë frymë Berisha, mbase iu afrohet pak.
Sidoqoftë, Foltorja dhe grupimi i deputetëve apolitik të PD-së, drejtohen nga dy korbë. Këtë po e shohin shqiptarët dhe demokratët…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu