Boscán, bashkëthemelues i La Posta, dhe Velásquez, gruaja e tij gazetare, u larguan nga vendi pasi publikuan një raport mbi akuzat për korrupsion dhe trafik droge që përfshinin anëtarë të mafias shqiptare.
Në një deklaratë për CPJ, Boscán tha se zyrtarë të një agjencie evropiane të inteligjencës kontaktuan La Posta për “një plan sulmi” kundër themeluesve të medias, të orkestruar nga mafia shqiptare. Deklarata thoshte se gazetarët e La Posta kishin siguruar gjithashtu skedarë audio që shfaqnin një biznesmen vendas ekuadorian duke folur me një anëtar të mafies shqiptare për shënjestrimin e Boscan në një sulm të paspecifikuar.
“Autoritetet ekuadoriane duhet të hetojnë tërësisht kërcënimet kundër gazetarëve Andersson Boscán dhe Mónica Velásquez dhe të sigurojnë se ata mund të kthehen në vend të sigurtë”, tha Cristina Zahar, koordinatore e programit të CPJ për Amerikën Latine dhe Karaibe. “Është skandaloze që gazetarët po ikin nga Ekuadori mes kërcënimeve kaq të përhapura në përgjigje të punës së tyre.”
Në deklaratën e tij, Boscán tha se policia ekuadoriane ishte në dijeni të kërcënimeve të bëra në atë regjistrim, por tha “ata nuk na paralajmëruan për rrezikun’.
“La Posta do të vazhdojë të bëjë punën e saj, me besim se ky vend meriton të vërtetën dhe gazetarinë e lirë”, thuhet në deklaratë.
CPJ kontaktoi Sekretaren Ekuadoriane të Komunikimeve Wendy Reyes për koment përmes aplikacionit të mesazheve, por nuk mori asnjë përgjigje. Raporti i gazetës tha se kunati i presidentit nuk komentoi hetimin e La Posta.
Në fillim të këtij viti, gazetari ekuadorian Karol Noroña u largua nga vendi pasi mori kërcënime me vdekje dhe në mars, pesë bomba u dërguan me postë gazetarëve në të gjithë vendin