Duke kërkuar nuse pa dhëndër!

0
Shkruan Zef Ndreka
Kështu po ndodh me PD-në zyrtare. Asnjë përgjegjësi reale politike për zgjedhjet e 14 Majit për pushtetin vendor. Është siguruar numri i nevojshëme i deputetëve për të mbajtur grupin parlamentar per shtatorit e ardhshëm dhe deputetët janë të gjithë të terhequr!Një çudi shumë e madhe kjo, gati e pabesueshme. Duket sikur llogaritë janë bërë vetem për arësye përsonale për të siguruar një vend deputeti në zgjedhjet parlamentare të parakohëshme ose të vitit 2025. Në këtë rast, gjithë barra politike dhe elektorale mbeti mbi Alibeajn.
Çfarë pritet të ndodhë në këto zgjedhje vendore?!Zonat rurale pritet të kenë ekuilibër ndërmjet forcave politike konkurruese, pra ndërmjet PS-së dhe koalicionit të turpit me drejtues Ilir Metaj.
Ashtu si në Bashkitë e mëdha të vëndit ku PS-ja është më favorite, për shkak të përkrahjes së pa dukshme të aleatëve, të cilët prioritarë kanë largimin përfundimtare të lëvizjeve kundër tyre dhe demokracisë në Shqipëri të kufomës hije, Berishës.
Berisha, për Amerikanët është si të burgosurit e përjetshëm që për të zgjatur jetën bëjnë xhiro boshe në ajrim…
Ajrim për të është vetëm territori shqiptar.
Ashtu, Berisha kufomë, lëviz me hijen e tij në ketë hapsirë në favor të Ilir Metës, i cili sot pritet të takojë Escobarin si drejtues i koalicionit anti PD.
Bashkitë e mëdha të vendit, veç të tjerash kanë një veçori ndryshe nga herët e tjera sepse konkurojnë me mbështetje të oligarkëve dhe të non grata-ve.
Kështu po ndodh në Elbasan, në Shkodër dhe në Durrës.
Nuk pritet ndonjë çudi e madhe në këto zgjedhje vendore. Kushdo të fitojë, është produkt i non grata-ve.
Ndërsa ndryshe në zonat rurale apo të varfëra të Shqipërisë, ku mund të ketë fitues edhe nga bashkimi i foltorës për arësye të vijimësisë së traditës dhe paditurisë së elektoratit të çorientuar për çfarë ndodh në të vërtetë me politikën Shqiptare.
Sot mbërrin Escobar në Shqipëri. Pas disa vizitash nëpër vende të ndryshme të Ballkanit, ai do takoje kryetarët e partive apo koalicioneve që përfaqësojnë. Nuk është thjeshtë vetëm një kortezi. Shpresojmë që Escobar të mbërrij nga USA sëbashku me letër-porositë nga Amerika, dhe SPAK të ketë në dorë fakte të reja për të realizuar më në fund një tërmet të vërtetë për politikën shqiptare, duke filluar nga arrestimet e peshqve të mëdhenj që tashmë janë harruar dhe nuk thirren as dëshmitarë nga drejtësia.
Në këto zgjedhje për pushtetin vendor me 14 maj, shqiptarët nuk do kenë rastin më të mirë për të zgjedhur. Arësyet dihen: PD-ja jo vetëm për faj të saj, nuk do të përfaqësohet për tu votuar nga elektorati.
Shqiptarëve ju është ofruar për votim dhe zgjedhje vetëm trëkëndëshi i Bermudës!
Ndaj, në këtë rast, më shumë dhe më thellë do të kemi të zgjedhur fitues nga PS-ja, e cila do të marrë më shumë se 80% të bashkive, sidomos të qytetëve më të mëdha dhe të qëndrave kryesore.
Shqiptarët do të gjykojnë për alternativat e paraqitura dhe do të analizojnë thjeshtë:
Të votojnë Edi Ramën me të mirat e të këqijat e veta, apo Berishën non grata bashkë me “floririn e kaluar floririt” Ilir Metën?!
Natyrshëm lindin pyetjet:
A është menduar sado pak elektorati demokrat, përse Berisha ofroi Metën si alternativë për ta votuar në emër të opozitës?!
A nuk është ai që e ka akuzuar Metën për vjedhje e abuzime, për zhdukjen e floririt të Krrabës, për kryetarë bande, për mafioz etj?!
A nuk është spiuni Metaj që edhe herë të tjera ka trafikuar votat majtas dhe do të mund t’i trafikojë përsëri?!
Të gjithë tashmë e shohin se nga pesë flamuj që garojnë për bashkiakët, katër prej tyre janë të majtë?!
Vetëm njëra prej tyre është ndryshe. Dhe konkretisht PD-ja, e cila nuk
përfaqësohet e plotë edhe pse merr pjesë vetëm në disa zona të caktuara për kryetar bashkie.
Shqiptarët kanë në dorë pushtetin e tyre vendor me votat e 14 Majit. Në fakt , edhe pse nuk duhet të jetë kështu, këto janë votime shumë politike. Vetëm PD-ja zyrtare në përfundim të përzgjedhjes së kandidatëve nuk i ka konsideruar të tilla, duke lënë gjithë zonat e lira pa kandidatë për kryetarë, pra duke kërkuar nuse pa dhëndër…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu