Soko thotë se “duam të shohim produktin nga SPAK”.
Sipas tij duhet të ketë një përgjigje nga ana e këtij institucioni për çështjet që janë dërguar për shqyrtim, “SPAK ose të thotë që ka krim ose se nuk është kryer vepër penale”.
Pano Soko: Për incineratorin e Tiranës ka dyshime të jashtëzakonshme për evazion fiskal, shpërdorim detyre, tejkalim kompetencash. Çështja Ndragëta që u hap para një viti u shua. Ka pasur një serë denoncimesh për prishjen e teatrit por deri më sot nuk janë prekur me dorë. Ka pasur një tentativë për të përdorur mekanizmin e tejkalimit të afateve. Për dosjes së incineratorëve me të cilët është ecur të gjitha dosjet e tjera janë nën hetim.
“Ne duam të shohim produktin nga SPAK. Produkti janë dy ose thotë se te incineratorët nuk ka vepra penale ose të thotë që procesi i sterilizimit nuk ka pasur vepra penale ose përgjegjësit të jenë para drejtësisë ose pas dyerve të qelisë. Dhe për Teatrin Kombëtar të thotë që nuk është kryer vepër penale ose të gjithë ato që janë përgjegjës për atë katastrofë të dalin para ligjit. SPAK ose të thotë që ka krim ose se nuk është kryer vepër penale. Unë dëshiroj të besoj që në këtë vend një ditë do të vendoset drejtësia. Duke pasur shpresë nuk po largohem nga Shqipëria. Besimi është aq i brishtë.”






