Dritë dhe dije bashkë!…

0

Shkruan Zef Ndreka

-Në 33 vjet pranvera të bijës time.
Sot feston 33 vite jete një doktoreshë, që përfaqëson dinjitetin, zgjuarsinë dhe përkushtimin.
Është vajza ime Eni, e mrekullueshmja ime dhe e familjes që me mantel të bardhë dhe shpirt të pastër, i ka kushtuar jetën familjes së vet, shkencës dhe shërbimit njerëzor.


Në laboratorin dhe farmacia ku punon, aty ku gërsheton pasionn me dijen, ajo nuk përzien thjesht substanca, nuk përgatit thjeshtë ilaqe, por besim, përkujdesje dhe dashuri për jetën, për komunitetin, për njerëzit.
Gjithnjë me sytë e kthyer dhe vështrimin nga e ardhmja dhe duart në shërbim të njerëzimit, Eni, vajza ime ia ka arritur të jetë një model frymëzimi për çdo vajzë që ëndërron të bëhet një dritë në botën e shkencës.
Unë jam krenarë për të!
33 vite jetë dhe çdo vit i saj është një hap më afër përsosmërisë, një rrugë drejt qëllimeve fisnike. Sot, më shumë se një ditëlindje, është një ditë krenarie për mua dhe gruan time si prind që rritëm dhe edukuam një vajzë të denjë, për dy vëllezërit e saj Dardin dhe Patrikun për shoqërinë që e rrethon dhe për çdo pacient që ndjen kujdesin në përkushtimin e saj.
Gëzuar, Eni!
Udhëtimi yt i dijes dhe dashurisë le të vazhdojë me dritë, suksese dhe lumturi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu