Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të dorëhiqet

0

Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku punonjës të Bashkisë Tiranë, policë bashkiakë, taksambledhës etj., protestonin kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve, rrethuan Prokurorinë e Posaçme pa marrë një leje për tubim, rrezikuan jetën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo e bërë e gjitha me miratimin e Policisë së Shtetit.

Pra, policia ka rrezikuar jetën e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe sipas deklaratës së bërë nga vetë GJKKO. Policia është njoftuar nga Garda, i është kërkuar mbështetje dhe nuk ka shkuar.
Kush e ndaloi policinë të shkonte?
Ilir Proda apo drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, kush është përgjegjësi? Ky është një akt kriminal. Altin Dumani ka dalë nga zyra në mes të turmës. Gjithashtu dhe Olsi Dado e më tej dhe Erion Bani.

Pas 12 orësh seancë gjyqësore janë përballur me banditët e Bashkisë Tiranë, mbështetësit e hajdutit që është kapur në korrupsion duke marrë paratë publike dhe duke ia dhënë bashkëshortes së tij. Njeriu i cili nuk ka deklaruar 860 mijë euro shpenzime të bëra nga familja e tij. Njeriu që është kapur duke blerë prona me para që lëviznin me jastëkë rrugëve të Tiranës dhe i qarkullonin familjarë të afërt të tij.

Për të gjitha këto akte ai nuk pranonte korrupsionin dhe burgun, por mblidhte turmat e njerëzve përpara SPAK-ut dhe këtë e bënte për presion.
Presionin e tyre kriminal e mbështeti edhe Policia e Shtetit, e cila rrezikoi jetën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk bëri detyrën. Minimalisht, për këtë arsye drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duhet të japë dorëheqjen, pasi ka rrezikuar jetën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka shkelur Kushtetutën e nuk ka zbatuar ligjin.

Proda mund ta ketë telefonin në SPAK dhe mund të dyshohet për shumë vepra penale, por ky nuk është një hetim, një investigim.

Ky është një puç kushtetues i bërë nga Policia e Shtetit me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të saj, i cili ka shërbyer si ushtar i të korruptuarit Erion Veliaj, për të ushtruar presion dhe dhunë mbi gjyqtarët dhe prokurorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu