Drejt ndëshkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate në SPAK! Nis ritestimi për 28 hetuesit

0

Në një përgjigje dhe raportim para Këshillit të Lartë të Prokurorisë kreu i SPAK z.Altin Dumani më 16 Mars 2023 paralajmëroi ritestimin për agjentët e BKH-s, Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tashmë 28 agjentëve të grupit të parë u është dërguar program i ritestimit. Ritestim që pritet të mbyllet në javët në vijim, përgjatë Maj-Qershor. Vetëm pak ditë më parë hetuesit e grupit të parë bënë dy vite pune, kohë për të cilën z.Dumani do të deklaronte më 16 mars se kush ishte bërë hetues sëpaku i mirë deri në këtë moment nuk do të tolerohej më.

“Lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimet, në jemi në proçes BKH ka draftuar disa rregullore, Unë ja kam dërguar me e-mail të gjithë prokurorëve të SPAK. Gjithashtu jemi në proces rekrutimi të OPGJ pranë BKH, po flasim për hetuesit të cilët në Maj bëjnë dy vite. Dy vite janë mjaftueshëm për të arritur një standard të kërkuar për atë vend. Për të qenë një hetues model, për veprime hetimore të mira. Nuk po themi shumë të mira, të paktën të mira. PO POR POR, nëse një hetues për 2 vite nuk vjen në lartësinë që duhet ai edhe 20 vite ta lësh atje nuk do bëhet. Është më mirë që pas dy vitesh ai person apo ajo, apo ai hetues që nuk duhet të punojë më në atë strukturë më mirë të pas dy vitesh se sa ta mbajmë, prit se do bëhet prit se do bëhet, mundësia ju dha dy vite janë mjaftueshëm. Nuk bëhet në mënyrë arbitrare, ka një proces, të tërë Por unë them ka tregues ka proces vlerësimi, ka testime, është e përcaktuar si do rivlersohen” tha asokohe Dumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu