Ish-eurodeputetja Doris Pack ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në studion e News24, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si një “turp” për një vend që synon integrimin në Bashkimin Europian.
Ajo theksoi se në proces janë përfshirë edhe grupe kriminale, çka përbën një precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë.
Ish-eurodeputetja u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të trajtojnë me përgjegjësi situatën në Shqipëri.
Askush nuk mund të mohojë faktet, ka prova e video që zgjedhjet janë të falsifikuara. I kam parë vetë faktet dhe mendoj se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve dhe shpresoj shumë që KE t’i marrë këto çështje seriozisht.