Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikoi sot një shkrim ku për herë të parë thuhej qartë se kryeministri Edi Rama përdori agjentin e diskredituar të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij në agjencinë federale për të ndikuar te shpallja non-grata e Sali Berishës.
Shkrimi bëri shumë bujë dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Por vetëm një orë pasi shkrimi ishte publikuar nga BILD dhe ishte kthyer ndër shkrimet më të klikuara edhe te kjo gazetë, ai u hoq nga faqja online.
Gazetarët që kishin përgatitur shkrimin thanë se shkrimi do kthehet të shtunën pasi ishte publikuar aksidentalisht përpara kohe.
Por SYRI ka mësuar se Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës dhe personazhi kryesor i këtij shkrimi, ka tentuar që të bllokojë shkrimin në fjalë.
Burimet thanë se dyshohet se Duçka ka përdorur një redaktore të gazetës BILD për të fshirë shkrimin. Bëhet fjalë për redaktoren e politikës pranë kësaj gazete, Karina Mossbauer.
SYRI ka siguruar një foto të Duçkës me këtë gazetare. Ajo është parë disa herë në Tiranë në shoqërinë e Duçkës.
Burimet thanë se ajo është parë në restorant Padam së bashku me Duçkën, Taulant Ballën dhe një person që prezantohet si shef i zbulimit gjerman për Ballkanin.
Shkrimi pritet të dalë sërish të shtunën, ndërkohë që për ironi, në shkrim thuhet se Dorian Duçka është personi i kontaktit të aferave të Ramës me politikanë dhe gazetarë gjermanë.