Republikani, Donald Trump bëri një sërë paraqitjesh dje në shtetin e Iowa-s, ku më 15 janar nisin zgjedhjet paraprake që do të përcaktojnë kandidatin presidencial të partisë së tij.
Donald Trump gjatë mitingut të tij të fushatës së djeshme siguroi se do të “shpëtojë Amerikën” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit kundër të “korruptuarit” Joe Biden, ndërsa kërkoi lirimin e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin tre vjet më parë.
Republikani bëri një sërë paraqitjesh dje në shtetin e Iowa-s, ku më 15 janar nisin zgjedhjet paraprake që do të përcaktojnë kandidatin presidencial të partisë së tij.
Trump, i cili dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, pavarësisht katër çështjeve gjyqësore në pritje kundër tij, do të gjendet për tetë ditë përpara gjykimit të votuesve për herë të parë që kur u largua nga presidenca amerikane më 20 janar 2020.
Pikërisht tre vjet pas sulmit të paprecedentë ndaj Kapitolit nga mbështetësit e tij, më 6 shkurt 2021, Trump theksoi në dy fjalime të veçanta në qytetet e vogla të Njutonit dhe Klintonit, Iowa, se do të “fitojë për herë të tretë” në zgjedhje.