Shkruan Alba Kepi
“Një person fantastik, krenar për të e nëse Meloni do të vijojë kryeministre, Italia do të jetë aleati më i ngushtë i SHBA, e jo vetëm në Europë”, ka deklaruar Presidenti Amerikan Donald Trump pas takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me kreun e qeverisë italiane Giorgia Meloni.
Një takim i komentuar pozitivisht nga dy liderët e që u pasua me një pakt të përbashkët mes dy qeverive që ka në bazë forcimin. e partneriteit strategjik mes ShBA e Italisë në fushën e sigurisë, ekonomisë e teknologjisë.
Pak orë pas këtij takimi Shtëpia e Bardhë e Palazzo Chiggi konfirmojnë në një notë të përbashkët se Donald Trump ka pranuar ftesën e Giorgia Melonit për një takim institucional në Romë e me atë rast ekziston mundësia e organizimit të një tavoline pune mes SHBA e BE.
Dy vendet kanë nënshkruar një pakt aleance strategjike mes tyre ku theksojnë se lufta në Ukrainë duhet të marri fund e mbështetjen ndaj lidershipit të Trump në rolin e ndërmjetësin për armëpushimin e realizimin e një paqe të drejtë e afatgjatë.
Giorgia Meloni mbërrin në takimin me Trump si një mesazhiere e Bashkimit Europian e pas një bashkëbisedimi zhvilluar me kryekomisioneren Ursula Von Der Leyen në fokusin e tarifave tregtare që prej 2 prillit SHBA ka vendosur ndaj Europës.
“SHBA e Italia kanë dakordësuar të bashkëpunojnë që tregtia mes SHBA e Europës të jetë reciprokisht e drejtë, avantazhuese dhe e barabartë”, lexohet në paktin e përbashkët mes tyre ku hidhet dhe ideja e një zone ekonomike europiane speciale SEZ me bazën në Itali e që nxit rinisjen e sektorit të kantierit detar amerikan dhe investimet e sipërmarrjes italiane. Trump e Meloni dakordësohen për një mjedis jo diskriminues në taksimin e shërbimeve digjitale, i nevojshëm për të mundësuar investimet e kompanive të teknologjisë së avancuar.
Në sektorin e teknologjisë Italia synon të jetë qendra kryesore rajonale për shpërndarjen e të dhënave në Mesdhe e Afrikën e Veriut e mirëpret investimet amerikane në inteligjencën artificiale e në transformimet digjitale.
“Një takim pozitiv për BE mes Trump e Melonit”, deklaron zëdhënësja e Ursula Von Der Leyen duke informuar për një bisedë telefonik të kryekomisioneres me kreyministren italiane pas mbylljes së vizitës së saj në Uashington.
“Mendoj se mund të gjejmë pikë dakordësie e të puqemi në mes të rrugës ndaj cështjes së tarifave tregtare mes SHBA e Italisë”, deklaroi nga Uashingtoni kryeministrja italiane duke falenderuar Presidentin amerikan që pranoi ftesën për një vizitë së shpejti në Itali dhe në këtë këndvështrim.
SHBA e Italia bashkohen në luftën e tyre kundër emigracionit ilegal e në punën se emigracioni i ligjshëm të jetë një avantazh për kombet e jo një problem për sigurinë e qytetarëve.
Dy vendet në paktin e nënshkruar angazhohen të luftën kundër krimin e grupeve kriminale të strukturuara, kundër trafikut, prodhimit e shitjen e lëndës narkotike e të drogërave sintetike që dëmtojnë mirëqënien, shëndetin e sigurinë e qytetarëve në botë.
Strategjia e NATO-s e sektori i mbrojtjes qenë nga temat kyçe të takimit Trump Meloni me impenjimin e dy vendeve për të forcuar angazhimin në NATO përmes kapaciteteve individuale e kolektive me synim objektivat e Aleancës por dhe për të përballur sfidat e sotme e risqet e së ardhmes.
Sa i takon sektorit të energjisë Italia e SHBA kërkojnë të garantojnë sigurinë enegjitike përmes diversifikimit të burimeve të furnizimit të energjisë e shtimit të eksportimit të gazit të lëngshëm nga SHBA në Itali përmes një shkëmbimi avantazhues e reciprok.
Në fushën e teknologjisë takimi në Shtëpinë e bardhë e Pakti mes dy vendeve konfirmoi bashkëpunimin e tyre në teknologjinë spaciale, në 6G si dhe në dy misonet në martë më 2026 e 2028 dhe ato Artemis në hënë. Pasaportat europiane për të gjithë shqiptarët, në vitin 2030!
Dhe mbërrin momenti që njerëzit nuk shohin më ëndrra, por jetojnë me to.
Shqipëria e sotme e halleve dhe e valleve i ka gjithë mirat dhe vetëm një problem:
asgjë nuk mbaron, por gjithçka inspektohet dhe inaugurohet.
Dhe me këtë ritëm, së shpejti do të presim shiritat në Facebook! Gëzuar!