Doli në audio-përgjime në rolin e ‘gjobëvënësit’, ç’shkruante Doçi për ‘pavarësinë’ e gazetarit në takimin me Yuri Kim

0

Një audio-përgjim i publikuar  nga portali PublikTV.Live së fundmi ka treguar se si gazetari i Reeport TV, Adrikatik Doçi vendos gjobat ndaj bizneseve, por edhe ndaj eksponentë të politikës dhe krimit.

Reagimet ndaj rastit kanë qenë të shumta. Ndër to, reagoi edhe Këshilli Shqiptar i Medias, ku ka kërkuar nisjen e hetimit ndaj gazetarit Doçi.

Ndryshe nga ç’dëgjohet në audio-përgjime, të kundërtën shfaqte Doçi në rrjetet sociale, ku përcillte rëndësinë për pavarësinë e medias në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, llogaridhënies së pushtetarëve.

Ja ç’shkruante gazetari në një postim të një viti më parë, pas një takimi me Ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Mesditën e djeshme, zhvillova një takim me Ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përgjatë një ore ndamë mendime mbi klimën, në të cilën vijojnë misionin gazetarët në Shqipëri, rëndësinë e ndarjes së gazetarëve nga disa zhvatës/oligarkë të pasurive publike që fshihen pas lirisë së mediave, rolin e gazetarëve të pavarur dhe të guximshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, llogaridhënies së pushtetarëve, barazisë para ligjit, zhvillimit demokratik dhe ekonomik të vendit etj.

Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Shqipërisë është gjithnjë më i madh dhe më shumëdimensional se sa perceptohet, padyshim përtej kësaj klase politike.

Mirënjohje ambasadores Yuri Kim, paraardhësve të saj në Tiranë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkruante Doçi asokohe për takimin me Yuri Kim.

Doli në audio-përgjime në rolin e

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu