Dokumenti/ Prokuroria e Fierit nis hetimet për Belinda Ballukun: Po përdor shtetin për fushatë!

0

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore” pas investigimit të emisionit “Piranja”. Hetimi i prokurorisë nisi nga investigimi i publikuar, ku shihej se drejtuesit politikë të qarkut Fier, mbushën autobusët me njerëz, të cilët i sollën në Tiranë për mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PS më 12 prill.

Gjatë udhëtimit për Tiranë, Piranjat kanë folur me njerëz të thjeshtë, hallexhinj dhe gjatë bisedave me ta, kanë arritur të dokumentojnë me zë dhe figurë se si njerëz me pushtet i kanë detyruar për të marrë pjesë në mitingun elektoral të PS-së për tu punësuar ose të detyruar për të mbajtur një vend pune, në kundërshtim më ligjin. Pas këtyre provave të paraqitura nga Piranjat, është rradha e drejtësisë që të veprojë pa vonesë, për zbërthimin e kësaj skeme kriminale elektorale.

Emisioni “Piranjat Show” dhe investigim e plotë mbi çështjen do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 20:44 në Syri Tv.

VENDIMI I PROKURORISË: 

Dokumenti/ Prokuroria e Fierit nis hetimet për Belinda Ballukun: Po

Dokumenti/ Prokuroria e Fierit nis hetimet për Belinda Ballukun: Po

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu