Dokumentet, Balluku 4 vjet gjyqe për të mos paguar 500 mijë euro Arbitrazhi

0

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, përsëriti në fillim të kësaj jave premtimet e përvitshme për mbylljen brenda pak muajve të veprave të rëndësishme kombëtare, si Rruga e Arbrit, Unaza e Madhe e Tiranës apo tuneli i Llogarasë, me deklarata thuajse të njëjta me ato që ka shprehur edhe në fillim të vitit të kaluar.

Balluku është shumë e ndjeshme kur bëhet fjalë për shpenzime qindra milionë euro në tendera të dyshimtë dhe, me akuza publike për abuzivitet dhe korrupsion.

Por, zëvendësja e kryeministrit Edi Rama nuk është aspak elastike, kur institucionit të saj i duhet që të kryejë pagesa që nuk rrjedhin nga tenderat, siç janë, fjala vjen, detyrimet e Ministrisë ndaj kompanive private që kanë fituar të drejtën në Gjykatat e Arbitrazhit.

Madje, në një rast që ka ndjekur “Gijotina”, Balluku dhe Ministria e saj kanë të paktën 4 vjet që u luten gjykatave të mos pranojë një vendim Arbitrazhi Ndërkombëtar, ku institucioni është ngarkuar me një detyrim financiar në shumën rreth 500 mijë euro.

Në 3 Janar 2024, Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e Ministrisë së Infrastrukturës, kundër urdhrit të ekzekutimit të një shoqërie përmbarimore private, e cila detyron Belinda Ballukun dhe vartësit e saj të paguajnë shumën mbi 400 mijë euro për kompaninë “V….” shpk, si detyrim që rrjedh nga një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare ICC.

Diçitura: Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Ministrisë së Infrastrukturës

“Gijotina” i shkoi disi më thellë kësaj historie, për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë konkretisht, në kushtet kur qeveria shqiptare është shumë jo-transparente për proceset në Gykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Vendimi i Arbitrazhit

Kompania “V…” shpk dhe Autoriteti Portual i Durrësit, strukturë varësie e Ministrisë së Infrastrukturës, kishin një kontratë shërbimi, e cila parashikonte që për çdo mosmarrëveshje, t’i drejtoheshin Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Në vitin 2015, Autoriteti Portual i Durrësit, nën orientimin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërpret në mënyrë të njëanshme kontratën. Kompania “V…” shpk i drejtohet Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku kërkon dëmshpërblimin financiar.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), dega e Romës, me vendimin nr. 21.069/MHM, datë 29.11.2016, ka vendosur që ish-Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), t’i paguajë shoqërisë “V….” shpk shumat si vijon:

  1. 396. 077 Euro plus interesin mbi këtë shumë në normën 3% mbi normën huadhënse të Bankës së Shqipërisë, e krijuar çdo muaj nga data 22 dhjetor 2015 deri në datën e kryerjes së plotë të pagesës efektive;
  2. 229 Paund Britanik, plus interesin në këtë shumën 3% mbi normën huadhënëse të Bankës së

Shqipërisë, e krijuar çdo muaj nga data 22 dhjetor 2015 deri në datën e kryerjes së plotë të pagesës

efektive;

  1. 65 000 USD, paguajnë paraprakisht për Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC. (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Republikës së Shqipërisë dhe V…. shpk ndajnë në mënyrë të barabartë kostot totale të këtij arbitrazhi, në shumën 130 000 dollarë amerikan.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Republikës së Shqipërisë urdhërohet t’i paguajë V…..shpk shumën 65.000 USD, paguajnë paraprakisht për Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC (është paguar).

  1. 47,509 lekë dhe
  2. 1,788,9 euro taksat dhe sigurimet shoqërore etj, që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Republikës së Shqipërisë dhe “V….. shpk” ndajnë në mënyrë të barabartë kostot e vendit të seancës dëgjimore etj.
Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Apelit për njohjen e vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar

Në zbatim të këtij vendimi ka dalë urdhri i Ministrit të Infrastrukturës nr. 326, datë 18.12.2017.

Ndërkohë, vendimi i Arbitrazhit Ndërkombëtar, për t’u bërë i zbatueshëm nga autoritetet shqiptare, duhet të njihet nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Kjo e fundit, me një vendim të vitit 2017, ka bërë njohjen e vendimit të Arbitrazhit. Pjesë e këtij procesi gjyqësor ishte edhe rillogaritja e detyrimeve financiare, ku përfshiheshin edhe interest dhe shërbimet përmbarimore. Kjo rillogaritje shtoi dyfish detyrimet e Ministrisë së Infrastrukturës ndaj kompanisë private.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, përmbaruesi gjyqësor, në dhjetor 2018, njofton Ministrinë e Infrastrukturës se “detyrimi aktual i Ministrisë së Infrastrukturës ndaj kompanisë “V….” shpk, duke përfshirë edhe tarifën përmbarimore, është 1.084.060 euro, 655 Paund Britanik dhe 7.336.032 lekë”.

Diçitura: Vendimi i Arbitrazhit dhe rillogaritje e detyrimeve ndaj Ministrisë së Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës, e cila më herët kishte nxjerrë urdhrin e pagesës për shumën rreth 500 mijë euro, sipas vendimit të Arbitrazhit, nuk ishte aspak dakord me rillogaritjen e kryer nga Gjykata e Apelit e Tiranës, në vendimin për njohjen e vendimit të huaj.

Për këtë arsye, Balluku i drejtohet Gjykatës Administrative të Tiranës, në të cilën kundërshtohet urdhri i ekzekutimit të përmbaruesit gjyqësor, në të cilin kërkohej që, sipas vendimit të Apelit, shuma që Ministria e Infrastrukturës i detyrohej kompanisë “V…” shpk ishte në total mbi 1 milionë euro.

Gjykata administrative e Shkallës së Parë, me një vendim të marrë në qershor 2020, vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Belinda Ballukut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu