Divorc tek noteri- Shmanget gjykata për çiftet që ndahen me mirëkuptim, psikologia: Mënyrë lehtësuese

0

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri. E ftuar në emisioni “Jetë shqiptare“, psikologia Ermela Sallaku mbështeti nismën e re pasi sipas saj është një nga mënyrat më të shëndetshme dhe lehtësuese.

Përveç anës psikologjike, psikologia shprehet se kjo mënyrë shkurton kohën e proceduarve si edhe lehtëson edhe nga ana financiare palët.

“Kohët e fundit, çiftet të cilat shohin që lidhja e tyre ka dështuar dhe nuk ka më një martesë të shëndetshme zgjedhin noterin ose ndërmejtësin. Unë jam shumë pro këtj fakti duke qenë se çdo veprim bëhët dhe ndihmon në këtë tranzicion, pasi divorci ëshstë i tillë për çiftin që do të divorcohet, por mbi të gjithë për fëmijët do të ishte një nga mënyrat më të shëndetshme.

Divorci me noter e lehtëson pasi shkurton kohën e proceduarve, ndihmon nga ana financiare dhe psikologjike. Është shumë frustuese që një prind të shkojë e të vijë apo të këtë dhe fëmijën me vete, shoqërohet me stres.

Ka divorce me mirëkuptim, jo të gjithë zihen dhe konfliktohen. Kohët e fundit kjo mënyrë divorci me anë të noterit po futet në përdorim”, u shpreh psikologia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu