Ditën gazetar e natën vrasës

0

I lindur në vitin 1952 në Kërçovë dhe me një karrierë të madhe prej gazetari, mbi njëzet-vjeçare, Vlado Taneski do të mbetet për gjatë kohë si një ndër personat më kontrovers për mbarë opinionin në tërë historinë e Maqedonisë.
Djal veterani i Luftës së Dytë Botërore dhe në përgjithësi i dy prindërve të disiplinuar me të cilët kishte një marëdhënie të ngushtë.
Fillimisht, studioi Gazetari në Kroaci  dhe më vonë për të shprehur interesim më të madh për poezinë dhe shkrimin. Në moshën 21 vjeçare e njoftoi gruan e tij të ardhshme, studenten e juridikut, Vesnën, me të cilën pati dy fëmijë.

Pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi gazetarisë. Fillimisht filloi në radio stacion, ndërsa më vonë si reporter për gazetat e mëdhaja të asaj kohe “Nova Makedonija (Maqedonia e re)” dhe “Utrinski Vesnik (Gazeta e Mëngjesit)”.
Deri këtu çdo gjë rrjedhi normalisht me jetën e tij, deri kur në vitin 2002 babai i tij të bëjë vetvrasje dhe një vit më pas nëna e tij të vdes nga mbidoza e medikamenteve, shkruan Gazeta Populli.

Nga këtu filloi gjithçka: gazetari dhe njëkohësisht vrasësi serik vrau në menyrë mizore dy gra, policia pregaditeshte ta akuzojë edhe për vrasjen e një gruaje ndërsa dyshoheshte edhe për një viktimë tjetër që në total bëheshin katër viktima.
Të gjitha viktimat e tij ishin të varfëra, pastruese e të paarsimuara, mënyrë e njejtë e të mbijetuarit si ajo e nenës së vrasësit. Të gjitha viktimat janë njohur personalisht me nënën e vrasësit, gjë që mund të jetë arsyeja se pse pikërisht ato janë selektuar si viktima.

Tre viktimat e Vlado Taneskit të cilat i ekzekutoi brenda një periudhe disa vjeçare

Viktimat e vrasësit Vlado Taneski ishin:

Mitra Simjanoska (64) – e cila u zhduk më 16 Nëntor 2004 pasi doli për në market dhe u gjet më 12 Janar 2005. Aji ishte e lidhur, torturuar, dhunuar dhe e mbytur dhe ishte e vdekur tashmë veçse dy javë.

Ljubica Licoska (56) – u zhduk në fillim të Nëntorit 2007 pasi doli për të blerë sende ushqimore dhe u gjet më 3 Shkurt të 2008. Edhe ajo u gjet e lidhur, torturuar, dhunuar dhe e mbytur dhe ishte e vdekur tashmë e disa ditë.

Zhivana Temelkoska (65) – u zhduk më 7 Maj të 2008 pas një mashtrimi kinse djali i saj është shtruar në spital dhe u gjet më 16 Maj. Edhe ajo ngjajshëm si dy rastet e para ishte e maltretuar, e torturuar, e përdhunuar dhe e mbytur me kabllo telefoni.

Gazetari Taneski u vu nën dyshimin për vrasje pasi kishte shkruar artikuj rreth tre vrasjeve dhe u mor në pyetje disa herë. Sipas policisë, artikujt e Taneski përmbanin informacione të cilat nuk ishin lëshuar asnjëherë në publik. Për shembull, ndryshe nga të gjitha raportet e tjera të botuara në shtypin maqedonas aso kohe mbi vrasjet, Taneski e dinte se vrasësi kishte përdorur një kabëll telefonike për të lidhur dhe mbytur Temelkoskën dhe se e njëjta kabllo u la në vendin e ngjarjes nga vrasësi, shkruan Gazeta Populli.

Vlado Taneski, vrasësi serik i 3-4 viktimave i arrestuar

Taneski u arrestua më 20 qershor 2008 pasi ADN-ja e tij u përshtat me spermën e gjetur tek viktimat. Nga ekzaminimi i vilës rurale të familjes Taneski u zbulua një depo me materiale pornografike, litarë dhe litarë që përputheshin me ato të përdorura për të lidhur viktimat dhe sendet që u përkisnin viktimave. Taneski u akuzua për vrasjen e dy prej grave, ndërsa policia po përgatitej ta akuzonte atë edhe për vrasjen e së tretës. Detajet e çështjes u shtypën më 21 qershor dhe policia po planifikonte gjithashtu ta merrte në pyetje Taneskin edhe për zhdukjen e pastrueses 73-vjeçare, Gorica Pavleska, më 30 maj 2003.
Pasi u transferua në Tetovë, Taneski u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut më 23 qershor. Vdekja e tij ishte njëra ndër vdekjet më misterioze pasi që u konstatua se ishte mbytur në një kovë plastike me ujë. Edhe hetimi konkludoi se, në mungesë të provave të tjera, vdekja e tij ishte vetëvrasje.

Burg i përjetshëm për një person tjetër edhe pse vrasjen e ka kryer Vlado Taneski

Ajo që e bën edhe interesante rastin është se një person nga Kërçova u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e njërës nga viktimat që më vonë u zbulua se ishte viktimë e gazetarit Taneski dhe jo e personit të dënuar. Bëhet fjalë për personin Ante Ristevski, një burrë nga Kërçova i cili u dënua për vrasjen e një prej grave që më vonë u zbulua se ishte viktimë e vrasësit serik dhe gazetarit Vlado Tanevski. Ante Ristevski ende po vuan dënimin me burg të përjetshëm. KOD kishte arritur të krahasojë analizën e ADN-së dhe të provojë se Ristevski është i pafajshëm për këtë vrasje, por institucionet nuk po ndërmarrin asnjë veprim. Avokati i tij tani ka aplikuar në Gjykatën e Lartë për mbrojtjen e ligjshmërisë, e cila është shansi i fundit për një rishikim të mundshëm të çështjes. Historia gjithashtu fitoi çmimin e dytë të BE-së për historinë më të mirë të hulumtimit.

Ante Ristevski në seancë gjyqsore

Vdekja e mistershme: “Vetëvrasje në kovë me ujë” 24 Qershor 2008

Trupi i pajetë i Vlado Taneskit në burgun e Tetovës

Gazetari nga Kërçova, Vlado Taneski, 56 vjeçar, i cili dyshohej për vrasjen e dy fqinjeve të tij në Kërçovë, dhe i dyshuar edhe për dy vrasje të tjera, mori jetën e tij në një qeli paraburgimi në burgun e Tetovës. Sipas informacioneve zyrtare nga autoritetet asokohe, Taneski kishte hyrë në banjë rreth orës dy të mëngjesit, ndërsa tre shokët e tij të dhomës po flinin dhe u mbyt duke e futur kokën në një kovë me ujë. Një nga shokët e tij të dhomës e kishte parë kur Taneski kishte shkuar në tualet. Ndërsa pasi nuk u dëgjua asnjë zë për njëzet minuta u ngrit për të kontrolluar se çfarë po ndodhte. Ai kishte hyrë në banjë dhe kishte parë Taneskin në gjunjë, me kokën në një kovë me ujë. Në moment e thirrën mbikëqyrësin dhe përpoqën t’i japin ndihmën e parë, por pa sukses sepse Taneski tashmë ishte i vdekur, thonin asokohe nga Ministria e Brendshme.

Kova me ujë në të cilën u konstatua se u vetëvra Vlado Taneski

Vdekja e Taneskit u konfirmua nga një ekip prej tre personash: drejtori i burgut në Tetovë Nuriman Tefiki, një gjykatës i Gjykatës Themelore në Gostivar Memet Aliu dhe një mjek-specialist në mjekësinë ligjore nga Spitali i Tetovës dr.Drashko Despotovski. Trupi i Taneski u dorëzua për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup me urdhër të gjykatësit hetues.

Edhe sot e kësaj dite ngelen shumë gjëra të pasqaruara mirë dhe mistere në lidhje me (vetë)vrasjen e gazetarit dhe njëkohësisht vrasësit serik Vlado Taneskit. Shumë njohës të çështjes hedhin poshtë teorinë se kjo ka qenë vetëvrasje, shkaku i rrethanave. Edhe në Patologji është fakt se “Është e pamundur që njeriu vetë të mbytet në një kovë me ujë”./Gazetapopulli.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu