Dita ndërkombëtare e muzikës në Shkollën Prenkë Jakova

0
Open photo
Open photo
Shkruan Qamil Gjyrezi
Open photo
Open photo
Dita botërore u muzikws është një festë që përkujton cdo vit rëndësinë, gjuhën universale t[ muzikës që promovon paqen dhe lirinë në botë. Kjo ditë përkujtohet me aktivitete të ndryshme në të gjithë botën për të promovuar vlerat e mëdha që ka muzika si art dhe roli i saj për edukim kenaqësi argëtim dhe si kurë sic ilaci i mendjes dhe shpirtit. Sot në Shkollën artistike Prenkë Jakova të Shkodrës u përkujtua kjo ditë me një koncert të orkestrës së harqeve nën drejtimin e dirigjentit Admir Lekaj. Drejtori i shkollës artistike Prenkë Jakova Anton Kaftalli foli për rëndwsinë e kësaj date dhe rolin e mësuesve dhe nxënësve të kwsaj shkolle në 60 vite për edukimin dhe promovimin e artit muzikor. Në këtë koncert u luajtën nga orkestra pjesë të njohura të kompozitorëve shqiptar të njohur si Albert Paparisto Cesk Zadeja dhe Prenk Jakova dhe autorë të huaj. Me rastin e ditës botërore të muzikës është botuar një historik i shkollës artistike Prenkë Jakova që u prezantua në këtë ditë nga Z Kaftalli. Në këtë aktivitet, Profesor Indrit Kodraliu luajti një pjesë të Albert Paparistos shoqëruar nga orkestra e harqeve nën drejtimin e dirigjentit Admir Lekaj. Klarinetisti i njohur Indrit Kodraliu luajti me tingull shumë të mirë, teknikë të lartë dhe muzikalisht korrekt këtë pjesë të A Paparistos. Bas Baritoni Profesor Lukë Mllugja interpretoi shumë bukur dhe me emocion një pjesë të kompozitorit të madh Cesk Zadeja. Në fund të koncertit Orkestra nën drejtimin e dirigjentit Admir Lekaj luajti Suitën e njohur për orkestër harqesh të simbolit të muzikës shkodrane dhe shqiptare Prenkë Jakova. Muzika ka nevojë për mbështetje, promovim vlerësim dhe respekt nga e gjithw shoqëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu