Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) – Një e vërtetë e madhe Shqiptaro-Amerikane

0

Shkruan Dr.Shefki Hysa –Gazetar, Shkrimtar dhe Dipllomat

Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) është Organizatë Paqeje, person juridik i regjistruar sipas gjithë legjislacionit shqiptar në Shqipëri, regjistruar në SHBA, sipas legjislacionit amerikan, regjistruar në OKB, në NATO, etj, sipas legjislacionit botëror dhe gëzon të gjitha të drejtat njerëzore e juridike dhe të Drejtën e Zotit për të vepruar në gjithë botën si mision lobues për Paqe dhe Prosperitet në vazhdën e projekteve të ish-Presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower, çlirimtar i Botës nga Nazi-Fashizmi dhe ish-Ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke, performues i Ballkanit të Sotëm të çliruar nga ish-Jugosllavia.

DMPP ka partnerë shumë nga institucionet qeveritare e publike, politike e diplomatike shqiptare, amerikane, etj., institucione të edukimit e arsimit, të pushtetit federal, shtetëror e lokal, të administratës publike e të shoqërisë civile të SHBA e të shumë vendeve të tjera të botës së qytetëruar.
DMPP është partner serioz i vlerësuar kombëtarisht e ndërkombëtarisht nga partnerë, personalitete e individë misionarë paqeje e prosperiteti kudo në botë.
DMPP, në bazë të parimeve të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, parime mbi të cilat funksionon dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, parime që burojnë nga e Drejta e Zotit, punon dhe lobon për imazhin e mirë të vendeve në zhvillim në raport me vendet e qytetëruara.

DMPP ka ekskluzivitet në Botë përzgjedhjen e personaliteteve misionarë paqeje, që sakrifikojnë në komunitetet e tyre, japin edhe jetën për kauzat e tyre Hyjnore, njëlloj si baballarët e Paqes Sociale Botërore Moderne, si Mahatma Gandi dhe Martin Luterking.
Një vlerësim i tillë si Misionar Paqeje, ekskluziv i DMPP, propozohet nga bashkëpunëtorë të organizatës ose nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme dhe duhet votuar nga përfaqësus të shumë vendeve anëtare për të marrë një vlerësim apo certifikatë nderi dhe miratuesit kryesorë janë të paktën pesë organizata botërore analoge. Diplomat e DMPP janë ekskluzive për Titullin Misionar Paqeje dhe jepen për personalitete me kontribute të mëdha në komunitetet e tyre për ata që kanë sakrifikuar dhe sakrifikojnë për komunitetin e tyre në emër të Hyjnitetit që i karakterizon, në emër të Zotit, krijuesit të tyre dhe të Gjithësisë dhe që nxiten të bëjnë punë dhe më të bukura në të ardhmen, punë më shumë për të kultivuar paqen në Ballkanin e trazuar.

Ky mision është nismë e Ambasadorit të Artë Amerikan Richard Holbrooke në Ballkan dhe më pas ka vazhduar rrugtimin e tij nëpër botë, duke vepruar në bashkëpunim me shumë personalite dhe institucione paqebërëse si mision partner i shumë organizmave për paqe e prosperitet në botë që punojnë në bazë të parimeve UN, NATO, USA, etj., vecanërisht në bazë të parimeve të Demokracisë Amerikane.
DMPP vazhdon të punojë për paqen botërore jo vetëm në Ballkan, po në shumë vende të Botës, sidomos në vendet në zhvillim, duke qenë partner i shumë institucioneve që punojnë për Paqe dhe Siguri në Botë dhe të shumë liderve të tjerë të religjioneve, diplomacisë dhe shoqërisë civile, me mandat për të vazhduar punën e madhe në shërbim të paqes sociale Botërore të buldozerit të Diplomacisë Botërore dhe performuesit të Ballkanit të sotëm, ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke.
Vetëm rjete dhe persona antishqiptarë e antiamerikanë mund të vënë në dyshim punën gjigante të një misioni të tillë që punon në shërbim të Paqes Botërore.
Përse dyshues të tillë nuk interesohen, fjala vjen, për bustet e Richard Hobrooke, të Hillary Clinton, të Anton Cetës, etj, që DMPP ka vendosur në Kosovë e në Shqipëri?
Përse nuk interesohen për aktivitetin e madh humanitar të DMPP në Afrikë, Amerikë Latine, në Azi e gjetkë, sidomos në zona lufte?!…


Përse nuk vijnë në Tiranë ta monitorojnë punën e DMPP nga afër dhe të nxjerrin konkluzione për projektet e saj humanitare dhe për Paqen Botërore?
Tani jemi duke punuar me projekte për figurën e ish-presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower e të shumë personaliteteve me kontribute për Paqe e Siguri në Botë, etj., personalitete botërore që kanë kontribuar vecanërisht edhe për kombin shqiptar.
DMPP paguan rregullisht taksat dhe bën bilancet vjetore sipas legjslacionit fiskal shqiptar dhe atij amerikan dhe këto bilance janë të depozituara dhe në institucionet ndërkombëtare ku DMPP është e regjistruar.
Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) është një e vërtetë e madhe shqiptaro-amerikane; është tashmë pasuri shqiptare, ballkanike dhe botërore.
A e dini se DMPP ka vlerësimet maksimale nga strukturat e shtetit shqiptar dhe nga ato ndërkombëtare?
Ka shumë vlerësime edhe nga Presidentët Amerikanë, etj.
Lexoni në Enciklopedinë Botërore (Wikipedia) në gjuhët kryesore të Botës dhe do merrni një lumë informacioni për veprimtarinë Botërore të DMPP.

Nëse dini anglisht, gjuha e amerikanëve që ndihmuan për pavarësimin e Kosovës, që disa abuzojnë me atë demokraci që sollën ata në Kosovë, do të mësoni shumë në rjetet sociale botërore, aq sa për të nxjerrë vetë konkluzionet për punën brilante të DMPP.
Ka kaq shumë materiale për veprimtaritë e DMPP në Botë, saqë do mrekulloheni, po qe se jeni dashamirës të së vërtetës, në të kundërt lexoni fabulën Sokrati dhe Gomari, me dilemën nëse duhet të merren të mençurit, ose jo me bëmat e një apo disa gomarëve, që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkelmojnë çdo vlerë njerëzore dhe Hyjnore.
Zoti i bekoftë tërë Misionarët e Paqes, miqtë dhe simpatizanët e DMPP, vçanërisht ata që nuk janë të informuar për punën e kësaj Organizate Botërore, që punon për Paqe e Prosperitet, me dëshirën për të qenë jo vetëm pjesë e të vërtetave Njerëzore, po edhe e të Vërtetës Hyjnore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu