Diplomatët janë distancuar nga Edi Rama, kryeministri bëhet qesharak

0

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se diplomatët janë distancuar nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në studion e lajmeve në Panorama TV, Vasili tha se asnjë diplomat serioz nuk mund të ulet me Edi Ramën, kur e dinë shumë mirë se me kë kanë të bëjnë.

Po ashtu, Vasili i shpreh se diplomatë nuk e kanë kritikuar qëndrimin e opozitës, kjo për faktin se ata e dinë që opozita po përpiqet që të rikthejë legjitimitetin.

“Cili është ai diplomat sot, kur di publikisht se kush është kryeministri i Shqipërisë, çfarë përfaqëson dhe në çfarë niveli sillet ky si kryeministër. Cili diplomat do bënte një bisedë serioze, kur e dinë që ky shantazhin, përdor mënyrat e joshjes, përdor para e të tjera gjëra të neveritshme deri në afera seksuale. Cili është ai diplomat që mund të ulet me këtë

Ata do gjenden përballë një njeriu që do jetë ose i përgjuar ose i shantazhuar. Nuk kanë përballë një shtetar serioz që mbron interesat e Shqipërisë dhe ai interesat e vendit të vet dhe të shohin ku i kanë pikat e përbashkëta. Kanë përballën një mafioz dhe gjeja e parë që marrin diplomatet, se ky qëndrim është mbajtur është marrja e distancës. Ata presin që drejtësia të zbardhte këtë gjë. Ata nuk kanë kritikuar qëndrimin e opozitës, sepse e shikojnë që opozita po bën gjithçka për të zhbllokuar parlamentin, ne po i kërkojmë në mënyrë të rregullat hajde raporto në parlament.

Kemi të bëjmë me një mafioz brutal. Gjeja e parë që diplomatët është se kanë ndërpre komunikimet me këtë njeri. Nuk mund të komunikohet me këtë njeri”, tha Vasili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu