Largimi i barrikadave ishte paralajmëruar të nisë sot në orët e mëngjesit, por mëngjesin e së enjtes dy kamionët e vendosur tek vendi i quajtur “Kërshi i Dudës” janë parë të djegur.
Vendosja e barrikadave u bë pas arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq. Ai dyshohej për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit. Më shumë se 10 barrikada të vendosura nga këto grupe penguan qarkullimin e lirë të njerëzve. Ndërkaq edhe reagimi ndërkombëtar në këtë drejtim ishte i dobët.