Dhuratë poetike dhe njerëzore nga poetja Iliriana Sulkuqi

0
Shkruan Gjeke Marinaj
Miq të dashur, po t’ma shihnit tavolinën e punës, ndoshta do ju vinte keq për mua. Çdo ditë e më shumë e gjej të vështirë t’i fitoj sfidat me mungesën e theksuar të kohës. Por sot, atëherë kur mendoja se drita në fund të tunelit të ditës e kishte humbur rrugën për tek unë, ra zilja e derës dhe postieri më dha një pako. Pashë se vinte nga poetja, shumë e dashur për mua, Iliriana Sulkuqi. E hapa dhe lodhja dhe mërzia e ditës filluan të avullojnë…
Dy antologjitë e saj titulluar “Mirënjohje për zërat që më ndjekin…” ; një libër i poetit Robert Martiko për poetin Lasgush Poradeci, një libër i Lasgush Poradecit “Poeti i dashurisë së përjetshme”; dy stilolapsa shumë simbolike; një CD me disa nga zërat më poetik të diasporës, realizuar mjeshtërisht nga Traboini Studio dhe recituar nga Margarita Xhepa. Po, vërtet, recituar nga Margarita Xhepa. Ju ka takuar ndonjëherë të dëgjoni vargjet tuaja të recituara nga artistja jonë e madhe Margarita Xhepa? Unë këtë e shijova vetëm sot, ndaj do më duhet kohë të gjej fjalët e duhura për ta shpjeguar në fjalë këtë ndjenjë.
Faleminderit Iliriana Sulkuqi! Faleminderit për këtë dhuratë që i ke bërë letërsisë, letërsisë së diasporës, kolegëve dhe mua personalisht. Faleminderit për kush ke qenë, për kush je dhe për kush do mbetesh. Unë të dua dhe të respektoj shumë si njeri dhe si poete. Përqafime motër, poete dhe mike e dashur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu