Dhunuan gazetarin dhe bashkëshorten e tij, arrestohen pas 4 muajsh dy të rinjtë

0

Janë arrestuar dy të rinjtë që dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij 4 muaj më parë.

Policia njofton se autorët jaën përkatësisht I.(E). A., 35 vjeç. dhe P.(L). P., 32 vjeç. Dy të rinjtë goditën Hilën për shkak të detyrës.

Ngjarja ndodhi më 25 janar të këtij viti.

“2 persona të shpallur në kërkim për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” janë kapur nga policia.

I.(E). A., 35 vjeç, banues në Zejmen dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati kanë goditur një gazetar në Lezhë dhe bashkëshorten e tij më 25 janar 2023.

Ndaj tyre ishtë dhënë masa arrest me burg. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu