Dhimbja

0

Shkruan Dr. Shefki Hysa

Më pyeti befas Miku:
E di ti se çfarë është Dhimbja?!…

Patjetër! – ia ktheva dhe kqyra sesi ishte shformuar tjetri në fytyrë.
Jo, po flet kot, se nuk e di! – u nxeh Miku.
Epo nuk shoh të kesh prerë ndonjë dorë a këmbë! – iu gërmusha Unë.
Ku ma gjen, se të tilla dhimbje shërohen, or kokëtul! – ma ktheu Miku gjithë inat.
Epo ky është përcaktimi në fjalor: Dhimbja është ndjesia e pakëndshme e lëndimit prej prerjes së gishtit të dorës a të këmbës, – ia ktheva Unë me të njëjtin ton.
Jo, mor, trim, nuk është ajo dhe mos e provoftë askush!….
Po kush është, se vërtet më habite?! – thashë Unë, gati si i budallepsur.
Ta rritësh Vajzën si Mbretëreshë, me tërë të mirat, dhe të shkojë në Fermë për kumbulla! – shfryu Miku si i tërbuar.
E po ku të shkojë tjetër, aty ka kumbulla, – thashë Unë me aq naivitet.
Miku më hodhi një vështrim sa të zhgënjyer dhe të dëshpëruar me të gjitha llojet e ngarkesave emocionale negative, dhimbjeve, frikërave, tmerreve e të tjera e të tjera gjendjeve të pashpjegueshme që rrënojnë edhe karakterin më të paepur.
Nuk fola, po nga pamja e çmendur e Mikut, kuptova, se nuk ka dhimbje më të madhe në Botë se sa fakti:
E rrit Vajzën si Mbretëreshë, me tërë të mirat, dhe ajo shkon në Fermë për kumbulla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu