Dështon Edi Rama/ Nënkryetarët e bashkisë Korçë nuk i binden kryeministrit të dorëhiqen

0

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Rama, 6 kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Bëhet me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre.

Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, ndërsa nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej kryetarit të Bashkisë.

Valë dorëheqjesh ka ndodhur edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë paraqitur dorëheqjen.

Pritet që në ditët në vijim, dorëheqjet të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut, konkretisht në Maliq, Devoll dhe Pogradec.

Pas urdhrit të Rama, një valë dorëheqjesh përfshiu edhe Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas sipas afatit që ishte caktuar. Afati i dorëheqjes, nga Rama ishte dita e sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu