Dëshmitari: Inceneratorët shkojnë në Iran dhe tek Hezbollah

0

Dëshmimtari Gabrielle Tarroni Longininotti, ish-ortak dhe person i afërt i Alberto Pressezzi i cili është aksioner në inceneratorin e Tiranës, ka zbuluar se si paratë e inceneratorëve kanë ardhur nga Irani dhe nga Hezbollak, një grup militantësh të libanit.

Longinotti gjatë dëshmisë së tij është pyetur nga gazetari Bledian Koka nëse Irani ka lidhje me aferën e incenaratorëve dhe Longinotti ka pohuar se nuk është vetëm Irani, por janë të përfshira edhe Hezbollahu dhe Pasradan, organizatat terroriste më të rëndësishme në botë.

Këto organizata sipas tij kanë kryejnë pastrim parash në Shqipëri nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

Pjesë e shkëputur nga intervista:

Bledian Koka: Irani ka lidhje?

Gabriele Tarroni Longinotti?: Është vetëm Irani. Hezbollah dhe Pasdaran, organizatat terroriste më të rëndësishme në botë.

Bledian Koka: Ti po më thua se Hezbollah dhe Pasdaran po bëjnë larjen e parasë në Shqipëri?

Gabriele Tarroni Longinotti?: Unë mund të them, por nuk kemi… kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu