Deri kur

0
Shkruan Mimoza Rexhvelaj
Deri kur
Të dua, të të pij
deri në amshim
Buzët e tua
tingull trishtimi
Ku var çdo shpresë.
Në altar
Të gjunjëzosh mëkatet
Ajri var shpirtin endacak
Stinëve pa mushkëri.
Dielli i arritsur
si gur varri më rëndon
në cep të rrugës
tretet qiriri i premtimit.
Kupa e agimit
dihat me vaj malli
A do të kthehet
nesër vallë?
E harruar
në thëngjinj të zjarrtë
të pres…
të pres dashuri
Nuk e di sa netë
sa vjet?
Deri kur?
Ndoshta një shekull…
Oh, sa larg…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu