Deputeti socialist: Njoftimi i ministrisë për Yuri Kim-in, jo lapsus diplomatik

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi nuk e konsideron lapsus diplomatik, njoftimin e Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pëllumbi u shpreh se e mira do të ishte që kjo të mos ndodhte.

“Unë nuk jam ekspert i politikës së jashtme, nuk kam ndonjë koment specifik për këtë çështje, por në dijeninë time, është një procedurë normale që kalon çdo përfaqësues i SHBA-ve në Shqipëri. Sigurisht, mund të kishte, mund të mos kishte komente, këto shpjegime i ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme, por besoj në këndvështrimin tim, që në kuadër të një zhurme thashethemnajash, tavolinash që filloi të qarkullonte nëpër Tiranë, edhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtuar ambasadorja e SHBA-ve në mënyrë të veçantë, në sistemin e drejtësisë, në forcimin e tij, në mbështetjen që ajo i ka dhënë në mënyrë të drejtpërdrejti këto sistemi, besoj që këto thashesheme kishin nevojë për një qartësim.

Nuk jam në dijeni nëse është apo jo procedurë, por në kënvdështrimin tim besoj se nuk ka bërë as mirë, aq keq. Mirë do ishte që të mos kishte bërë diçka të tillë. Jo, nuk ka lidhje me lapsus dipolmatik. Për aq sa unë di ta interpretoj këtë çështje, besoj se është një procedurë normale, por do kishte qenë më mirë të mos kishte ndodhur”, theksoi ai.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu përgjigj diskutimit lidhur me mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’.

Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.

Sipas ambasadores, me gjithë progresin e arritur, nuk është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të pushuar, por për të punuar më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu