Deputetët Shkelën Ligjin duke votuar rritjen e Pagës

0

Shkruan Aranita Brahaj

Ne miratimin e Ligjit për Pagën e Ministrave dhe Deputetëve. Parlamenti Shkeli Procedurën Legjislative, Ligji kaloi pa përllogaritur Kostot dhe Efektet Financiare.
Presidenti duhet ta kthejë këtë Ligj me Dekret.

Për Miratimin e Sotëm në Kuvend të Ligjit Për Disa Ndryshime në Ligjin Nr 9584, Datë 17.07. 2006 Për Pagat, Shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe Institucioneve të tjera.

#Ky ligj ka kaluar sot në Kuvend me sa duket në shkelje të Rregullores së Kuvendit Konkretisht të Nenit 68. Pika 2 / dh ku shprehimisht: Për projektligje me karakter financiar, relacioni duhet të përmbajë efektet financiare të pritshme të rrjedhin prej tij. Kuvendi i Shqipërisë (parlament.al)

# Në asnjë dokument (procesverbal të mbledhjes data 23 në Komisionin e Ekonomisë) apo Relacion nuk përcaktohet kosto buxhetore për draftin final të votuar në Komision dhe Seancë.
202305250834491774Raport KEF – Për pagat, shpërblimet dhe strukturat..pdf (parlament.al)

# Ligji i miratuar pas Propozimeve dhe Ndryshimeve në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për Financat të datës 23 Maj, nuk është shoqëruar me relacion që reflekton qartë Kostot Financiare.

#Për pasojë është në shkelje me Procedurën Legjislative.
Më herët Ministria e financave kishte përgatitur një relacion shoqërues për Draftin Fillestar propozuar nga Këshilli I Ministrave ky Draft kishte koeficient rritje pagash ku nuk parashikohej rritje për Ministrat dhe Deputetet.
# Efekti buxhetor I draftit fillestar bëhet i pavlefshëm në rastin e Drafti të Miratuar. Këto perllograitje datonin shkurt 2023 dhe nuk korrespondojnë nivelit te rritjes RIA e projektligjit (parlament.al)

# Me propozimin e ri ku parashikohen edhe rritje page për Deputetët dhe Ministrat, Kuvendi duhej ti drejtohej përsëri Ministrisë së Financave për një Relacion të ri me parashikime të qarta të efekteve financiare në Kuvend.

# Pa siguruar përllogaritjen e qartë e Kostos Financiarë, Kuvendi dhe Ministria e Financave nuk duhet të kishin lejuar Votim të Ligjit.

# Shkelja e Rregullores (ligj) dhe procedurës legjislative është edhe më e rëndë kur përkon me raste ku vetë Deputetët janë palë përfituese dhe palë Interesi.

# Kjo Shkelje e Procedurës Ligjore dhe Paligjshmëri e krijuar do të duhet të korrigjohet me Akt nga Institucioni i Presidentit i cili ka të drejtë ta ktheje më dekret dhe ka përgjegjësi të kërkojë Përgjegjshmëri në Procesin Legjislativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu