Deputetët e PD-së grevë urie në Parlament?

0

Deputetët e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme të grupit, kanë kërkuar një bashkim real në parti. Në bisedat e tyre ata janë treguar të ashpër me situatën.

Debati:

 Bardeli: Të nderuar kolegë, duhet të dini se baza ka nevojë të na shohë të gjithëve bashkë në terren. Fatmirësisht ato kërkojnë bashkimin dhe kërkojnë të integrohemi të gjithë pavarësisht qëndrimeve që kemi mbajtur. Juve ju kërkon baza.

Korreshi: Qysh thatë? Mezi po na qasin njerëzit tani? Se jam pak konfuz për sensin e gjësë, çfarë është baza? Ju të gjithë rrini në Tiranë dhe thoni baza. Unë atje rri në Lushnje, takime me njerëzit jam. Flisni se po bëni negociata, asgjë s’po bëni. Mos na lodhni, flisni me Berishën, na sillni propozimin, ata që duan ta firmosin, ta firmosin, nëse jo të shkojnë tek Luli. Hajde bashkohemi, se vetëm ajo mundësi është te ngremë njerëzit. Nuk vjen baza dhe nuk na ndjek ne, nëse nuk bashkohemi ne.

Zhupa: Grupi jonë do duhet që të ulet edhe në mes vetes dhe me aleatët, në trajtën e federatës që të mund të japim propozimet tona për reformën zgjedhore. Propozimet e Lulzim Bashës i shërbejnë Ramës, mirë apo keq, ai është pozicionuar tashmë. S’mund të themi duam reformë, pa thënë se çfarë kërkojmë nga kjo reformë, kush janë ndryshimet dhe propozimet konkrete. Shqetësimi i dytë lidhet me mos mbylljen në këtë grup, por të nisim punën për programin dhe ekipin që do ju paraqesim shqiptarëve, në më pak se një vit janë zgjedhjet. Nuk vlen më t’ju themi shqiptareve sa keq qeveris dhe sa po shkatërron vendin Rama, se e ndjejnë dhe e dinë ndoshta më mirë se ne, por t’i themi çfarë do ofrojmë ne dhe si do e realizojmë. E shtroj këtu sepse nuk ju konsiderojë thjesht si grup parlamentar por si formacion politik, që po bashkohemi, se ndryshe e thoja në kryesi të partisë. Ne duhet të bashkohemi në parti.

Gjekmarkaj: Kam një lutje! Njeriu nga natyra është trim dhe frikacak, xheloz dhe paranojak, te tjetri sheh rrezikun dhe e do sa me të sigurt rrethin. Vetëmbrojtja primitive është instinkt bazik i njeriut. Por këtu duhet të vimë me një minimum respekti për njeri-tjetrin. Secili flet për veten nga këndvështrimi i tij. Unë mund të jetoj pa politikën, pa PD dhe pa këtë grup siç PD dhe politika mund të jetojnë fare mirë pa mua dhe pa të tjerë këtu. E kam dëshmuar në jetë që ja dal edhe si individ.

Një gjë duhet të jete e qartë, nuk kam kërkuar asgjë nga askush e s’kam ndermen te kërkoj, po ta harrojë kushdo se mund të bëjë insinuata e shantazhe këtu. Me mua nuk ndezin fare, po fare. Bie dakord me ato që tha Saimiri. Po për mua një gjë ta dijë kushdo në çdo bazë bashkimi apo bashkëpunimi, kam tre vija te kuqe, integritetin personal, nuk kam ndërmend të sulmoj kurrë ambasadorët e SHBA në Tirane dhe SPAK-un. Do ta gjykoj rast pas rasti si institucion dhe jo organizatë kriminale.

Bashkimi është proces i cili ndërtohet mbi disa parime dhe koherenca. Nuk është çështje se ku behën mbledhjet e grupit. Ne jemi në një krizë që kërkon ndryshim strategjie. Ne themi këto që bën qeveria janë të papranueshme, po janë, po ndodhin. Duhet te masim distancën mes konceptit të parë dhe të dytit. Te shohim ku na nxjerr. Çfarë gjuhe duhet te përdorim. Se kemi deficite me gjuhen. Po hyjmë ne vit elektoral, kemi vetëm një temë apo kemi edhe tema te tjera, argumente, platforma ekip, apo do përqendrohemi vetëm tek arrestimi i Sali Berishës? Shumë kush mendon që kjo është një padrejtësi. Personalisht kam mbajtur qëndrim publik për këtë temë. Po Sali Berisha de fakto është shef i Opozitës dhe në çdo rast kjo ngjarje është politike por në fokusin tone a do kemi vetëm kete teme apo do tentojmë ti flasim shoqërisë? Për te dale ne baze askush nuk ka ndaluar askend. Ky miti qe dikush ka njerez e tjetri ska eshte thjesht presion psikologjik ndaj njeri tjetrit. Po ne raport e njerëzit jemi pak keq te gjithë bashke, se ngjarjet e treguan.

Xhelal Mziu: Grupi Parlamentar i PD, në këto 6 muaj ka bërë opozitë të vërtetë, e ka çuar debatin dhe aksionin politik në standardin që i takon Pozitë-Opozitë dhe jo brenda vetes. Duhet ta vazhdojmë linjën e protestës në seanca por dhe alternimi e saj me aksione të tjera dhe dërgimin e disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Nuk unifikohen PD vetëm me pasjen Kryetar grupi të Gaz Bardhit. Jemi e vetmja strukturë politike e certifikuar dhe qytetarët në bazë presin që të unifikohemi në thelb jo mekanikisht. Të kërkohet ofrimi i personaliteteve brenda vendit por dhe diasporë, të bëhet një Kuvend i përbashkët por dhe shprese dhe triumfues. Pastaj të fillojë ngritja e strukturës nga baza jo vetëm unifikim por dhe rekrutim personash. Ndërkohë ngelet opsion ngujimi deri greva e urisë nëse përdor maxhoranca Unin. Dhe pastaj protesta, denoncime dhe shpalosje programi për një Shqipëri ndryshe.

Bylykbashi: Është e vërtetë që Rama s’ka interes për Reformën Zgjedhore dhe ne duhet të përgatitemi për këtë skenarë. Aksioni jonë në parlament na ka dhënë të drejtë në opinion. S’është e vërtetë që grupi parlamentar ka peshën kryesore politike, e ka partia. Çfarë prodhon grupi? Çfarë identiteti ka grupi parlamentar?

Çupi: Kjo është e papranueshme Oerd, nëse ka opozitë dhe aksion, kjo është vetëm në saj të grupit parlamentar të PD-së. Mos e bëni qesharake këtë situatë, aktualisht peshë në opozitë, ka grupi parlamentar. Ndërkombëtaret që ju u kërkoni të reagojnë, kanë reaguar vetëm pas nisjes së aksionit tonë.

Dashanor Sula: Së bashku me Bledjonin, Dhuratën dhe Korreshin e kemi diskutuar ashpërsimin e aksionit tonë opozitar. Në duhet të kalojmë në një nivel tjetër tani. Ne jemi që të futemi në ngujim në Kuvendin e Shqipërisë si masë paraprake dhe nëse s’ka reagim, të shkojmë në grevë urie dhe t’i qëndrojmë deri në fund, qoftë edhe të japim jetën aty. Unë jam I gatshëm. Sa i takon një cështje tjetër. Nëse juven doni të mbështesni Sali Berishën, e mbështesni 10 minuta, gjysëm ore në darkë, por gjithë ditën duhet të beni opozitë. Nuk bëhet opozitë vetëm poshtë dritares së Sali Bërishës. Nese do bëni këtë opozitë, Rama në 2025 merr një numër treshifror deputetësh. Duhet të bëhëmi alternativë, jo parti qokash personale.

Noka: Jam dakord edhe me Bledjonin edhe me Dashin që të këtë një ashpërsim të aksionit tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Sa i përket Sali Berishës, ai e ka zgjidhur vetë këtë çështje dhe patjetër që duhet të bëjmë opozitë përgjatë gjithë ditës dhe jo vetëm me protestën pasdite. Siç e pëmendi Gazi po bëhet përpjekje për tu bashkuar fronti opozitar dhe po ecet në këtë drejtim. Partia Demokratike mund të konsiderohet e bashkuar, sa kohë jemi të gjithë një grup dhe të gjithë në një objektiv. Ka vetëm një përjashtim nga bashkimi, dyshja AliBrava. Ata janë të keqpërdorur të Edi Ramës dhe jo opozitar.

Bardhi: Unë mendoj që ashpërsimi i aksionit opozitar duhet të ndodh pasi të kemi ezauruar të gjitha fazat dhe mjetet e tjera. Ne kemi shprehur gatdishmërinë për zgjidhje dhe duhet të eksplorojmë çdo mundësi në këtë drejtim. Mendoj që ende nuk jemi ne fazën për të kaluar në përshkallëzim. Mendoj që përshkallëzimi duhet të ndodh atëherë kur të jetë djegur çdo mundësi për zgjidhje.

E drejta është në anën tonë në këtë moment dhe nuk duhet të bëjmë veprime që tejkalojnë të drejtën tonë. Sa i takon diskutimeve mbi bashkimin e partisë, ne jemi bashkuar në grupin parlamentar, dhe sigurisht do bashkohemi edhe në parti. Por këtë duhet ta bejmë duke diskutuar hapur me njeri tjetrin, pa i ndërhyr njëri tjetrit, edhe pse e kuptoj që është një temë që ka emocione. Por diskutimet duhet të jenë racionale, që nxisin bashkimin dhe jo përçarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu