Denoncimi i gazetares: Drejtori i Portit të Durrësit punëson djalin e tezes si Drejtor Operacional

0

Prej kohësh, porti i Durrësit është kthyer në një çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi. Sherret e vazhdueshme dhe largimet abuzive nga puna janë duke u shoqëruar edhe me punësimin e personave të afërt të drejtuesve në këtë strukturë.

Ditën e sotme, gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar se drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vëngu ka punësuar si drejtor Operacional, kushëririn e tij të parë (djalin e tezes). Sipas gazetares, porti po falimenton teksa i bën thirrje Proukrorisë që të hetojë këtë fakt, pasi përbën shkelje ligjore.

“Kam nje ore qe po perpiqem te shperndaj nje denoncim per Portin e Durresit dhe FB nuk me lejon. Sepse cenokam standartet. Po e them me fjale te thjeshta. Drejtori Pergjithshem i Portit ka emeruar Drejtor Operacional djalin e tezes se tij. Porti po falimenton! Prokuroria duhet te hetoje!” – shkruan Klodiana Lala në një postim në rrjetet sociale.

Më pas, ajo ka bërë edhe një postim të dytë, ku thotë se po investigon në lidhje me një skemë kriminale që po ndodh në portin e Durrësit, duke e çuar drejt falimentimit.

Postimi i dytë i gazetares:

Me qellim qe askush te mos me telefonoje ne privat.
Se pari:
Ne lidhje me Portin e Durresit me erdhi nje denoncim qe flet per lidhje nepotike dhe abuzim dhe zhvatje, cka sipas denoncuesit po con drejt falimentit. Emra dhe pozicione ne dispozicion. Saktesine e informacionit e konfirmon prokuroria.
Se dyti: Ne denoncim flitet per nje skeme kriminale.
Jam duke e ndjekur kete ceshtje. Kushdo ka te dhena eshte i lutur te me shkruaje.
Ps.emrat e te denoncuarve si ndava me publikun per te mos demtuar hetimin nese do kete nje te tille
Per ata qe nxituan te reagonin po ju them qe sju demton aspak denoncimi qofte edhe nese ka pasaktesi, por zullumet tuaja.
Nese jeni te paster mos u shqetesoni dhe skeni pse me telefoni me radhe

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu