Degjenerimi i shtetit kriminal në ortakëri me bandat

0

Shkruan Zef Ndreka

Çfarë pret të ndodhë tjetër Edi Rama, pasi të arrestohet Arben Ahmetaj, zëvëndësi i tij për shumë kohë në qeveri?!
Së fundi, pritet arrestimi i Ahmetaj-t, edhe pse deri më sot është munduar të triblojë, dhe Rama e kupton shumë mirë se laku për të është ngushtuar shumë dhe nuk do jetë e largët dita që SPAK-u të kërkojë heqjen e imunitetit edhe për të.
Janë të kapur gafil në vjedhje, e gjithë qeveria më në krye Edi Ramën, i cili është autori i krijimit të organizatës kriminale në qeveri, nëpër bashki dhe në çdo cep të vëndit.
Rrjeta Tabaku, e zuri edhe një peshk tjetër që nuk konsiderohet i vogël. Por ka edhe 3 apo 4 katër peshq të tjete që nuk do të mund ti shpëtojnë drejtësisë.
Deri më sot, Rama i ka flakur bashkëpunëtorët e tij, me argumentin e përgjegjësisë përsonale të tyre.
Janë tre ministra në burg për korrupsion. Po ashtu edhe të tjerë më detyra të larta shtetërore. Edhe kryetarë të bashkive.
E gjithë kjo katrahurë tregon se funksionimin i shtetit ka degjeneruar. Ai është bere një më krimin dhe bandat.
Nuk mund të shkohet më përpara me këtë Kryeministër mafioz, që edhe në kulmin e pushtetit të tij, kërkon akoma vëmendje, ballkanike apo më gjërë.
Lobimet e tij të fundit me Presidentin Klinton lidhën me frikën dhe tmerrin që ndjen Edi Rama nga përfundimi i gjyqit të McGonnigal, ku Rama është i përfshirë në afera financiare per te blerë e per te përdorur spiunët e FBI-së për shkatërrimin e opozitës dhe mbajtjen e pushtetit.
Populli ynë e ka shprehjen: po i bëre gropën tjetrit, bie vetë brenda!
Kjo e ka gjetur Ramën që edhe pse i demaskuar botërisht vazhdon “i qetë” në mungesën e opozitës shqiptare.
Të gjithve na kujtohet komisioni i deputetes Tabaku.
Raporti përfundimtar i saj u votua në kuvend më 84 vota kundër, ku bashkë me socialistët deputetë të rilindjes, i bashkuan votat edhe revolucionarët e Berishës, të foltorës.
Berisha i vuri në rrjesht deputetët e tij kundër raportit të zonjën Tabaku, e cila e dërgoi në SPAK atë raport.
Siç shihet, tani SPAK-u ka gjetur shkeljet flagrante të ligjit financiar në rastin e içeneratorëve, ka zbuluar qartë korrupsionin e gjithë qeverisë të përfshirë në këtë mega skandal.
Rama nuk do të mund të shpëtojë, edhe pse mbështetët nga Berisha.
Ditët e tij në qeveri janë të numëruara. E bashkë me të, edhe të trëkëndëshit të Bermudës.
Kjo është prova që do të japë SPAK-u, kjo strukturë e drejtësisë e mbështetur dhe e financuar nga amerikanët që nuk dijnë të bëjnë shaka.
Ditë të mira po afrohen për opozitën. Është detyrë e saj të reflektoje fort, të bashkohet sa mundet pa të përjashtuarit, të riorganizohet e të dalë me program të ri e të qartë për shqiptarët, për tu bërë forcë reale alternativë e pushtetit.
Degjenerimi i qeverisë Rama, në ortakëri me krimin dhe bandat, po e afron ditën e ndryshimit që presin shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu