Në rrjetët sociale, në portale të ndryshme, ka shpërthyer lajmi, se deputetja e PD-së, ka shpenzuar 550 000 euro për dasmën e djalit të saj, në Romë!
Si mundet të bëjë Jozefina “e hekurt” një dasëm përrallore?!
Ku i mori parate për një dasëm të tillë, kur shqiptarët dihet në çfar gjendje jetojnë?
A është i vërtetë ky lajm që shoqërohet me foto apo ka ekzagjerime mediatike?!
Çfarë ngjashmërishë kanë me dasmën e dytë të Fatos Nanos, të Erion Veliajt etj, pa përmendur dasmën e Mretit Zog?
Kështu, mund të vazhdojmë pa fund më pyetje të thjeshta dhe retorike.
Por është e rëndësishme, se ky lajm po qarkullon realisht me shumë bujë, sepse prek disa tela shumë të ndjeshëm për publikun, ku diskutohen qartazi pasuritë e politikanëve, pabarazitë ekonomike dhe mungesa e besimit tek institucionet.
Për ta parë më gjerë, pa hyrë në gjykime e paragjykime personale, ende nuk ka fakte të verifikuara mbi shifrën apo burimin e parave, kështu, shuma dhe burimi i lajmit duhet verifikuar, duhet investiguar.
Nuk janë tapa birrash, por plot 550 000 euro për këtë lajm të bujshëm për dasma apo festa luksoze, të cilat duhet të kalojnë në një lupë.
Kjo mbetët e rëndësishme, por problemi për këte lajm, mbetet gjithnjë perceptimi publik dhe etika, sepse edhe nëse shifra është e ekzagjeruar, vetë ideja e një dasme përrallore e financuar nga një familje politike irriton, sepse kontraston me realitetin ekonomik të shumë qytetarëve që përballen me çmime në rritje, paga të ulëta dhe emigrim.
Politikanët, pritet të jenë shembull në mënyrën si shpenzojnë, sepse jetesa e tyre ndikon drejtpërdrejt tek besimi i qytetarëve.
Pyetja legjitime në këtë rast është:
Ato para janë të ardhura të ligjshme, kursime familjare, kredi, apo nga çfarë burime vijnë?!
Për të gjitha dyshimet, organet kontrolluese duhet të bëjnë verifikimin, e mos të mbetët vetëm tek mediat.
Në kulturën shqiptare, dasmat shpesh janë një garë prestigji dhe jo rrallë mbulohen nga dhuratat e të ftuarve ose nga kursime të gjata.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për figura publike, si Jozefina Topalli, pritshmëritë janë për transparencë, për thjeshtësi dhe respekti për gjendjen sociale.
Qytetarët duhet të kërkojë me këmbëngulje transparencë institucionale, jo thjesht të revoltohet në rrjete sociale siç po ndodh.
Të gjithë duhet të kuptojmë se problemi më i madh i yni është sistemi që lejon mungesën e llogaridhënies, e jo të një dasmë e vetme.
Pra, edhe nëse festa ishte vërtet luksoze, thelbi nuk është vetëm “sa kushtoi dasma”, por:
A është pasuria e deklaruar dhe e justifikuar, dhe a ka mekanizma që ta kontrollojnë atë?
Pa këtë, çdo skandal do të mbetet thjesht një debat emocional, ndërsa pabarazia dhe mungesa e besimit do të thellohen më tej…